(VIDEO) Klekovski: Ekspertët izraelit nuk mund të vijnë shkaku i luftës

(VIDEO) Klekovski: Ekspertët izraelit nuk mund të vijnë shkaku i luftës

Kemi ftuar ekspertë mjekësorë nga Izraeli për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit, por nuk ka fluturime nga atje për shkak të situatës së re atje, kështu që kjo do të shtyhet për një kohë të pacaktuar, ka deklaruar drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski.  Ai tha se do të vijnë ekspertë nga Sllovenia për të të shqyrtuar mundësitë për trajtimin e të lënduarve.

MARKETING

SASHO KLEKOVSKI, DREJTOR I FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR

“Nga trajtimi i djegieve deri te mushkëritë, kujdesi infermieror, kujdesi psikosocial të gjitha këto bien nën barrën e shtetit. Këto shërbime janë të disponueshme në spitalin në Koçan. Së pari, terapia fizike u transferua në Koçan, dhe këtë javë u kryen 10 ndërhyrje me plazmë të pasur me trombocite . Me transferimin e ekzaminimeve pulmologjike, pjesa më e madhe e kujdesit shëndetësor do të zhvillohet në spitalin në Koçan. Kemi 10 persona të lënduar që janë në spital dhe kemi 15 persona që duhet t’u jepen veshje kompresive”.

Klekovski apeloi që të lënduarit të vazhdojnë trajtimin në Koçan dhe theksoi se të gjitha shpenzimet lidhur me trajtimin e tyre do të mbulohen nga shteti. Ai u kërkoi të lënduarve që të mos shpejtojnë të bëjnë trajtime të shpejta estetike, por të presin shërim më gradual që kërkon kohë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 

 

 

MARKETING