(VIDEO) Këshilli i Prokurorëve konfirmoi vendimin për pezullimin e prokurorit Hajrullahi
Këshilli i Prokurorëve Publik solli sot vendim me të cilin e konfirmon vendimin për largimin nga funksioni të prokurorit publik të lartë Mustafa Hajrullahi, të miratuar nga prokurori publik republikan, ndërkaq ankesa e Harullahit u refuzua si e pabazë. Këto vendimi u morën pas diskutimit në senacë që nuk ishte e hapur për publikun, për shkak të mbrojtjes së integritetit të prokurorit. Ndërkaq, vendimi u soll me shtatë vota “për” dhe një “kundër”.
Dushica Dimitrievska, Kryetare e KPPRM
“Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut u vendos rreth ankesës së prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë në Shkup kundër vendimit të prokurorit publik të Maqedonisë së Veriut për largimin nga funksioni. Në seancë u konfirmua vendimi me të cilin prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi, largohet nga ushtrimi i funskionit prokuror publik derisa zgjat procedura penale. Vendimi duhet të konfirmohet dhe ankesa të refuzohet si e pabazë”.
Nga ana tjetër, prokurorja Keti Petkova vlerëson se me vendimin për pezullimin e Hajrullahit, prokurori republikan po shkel Ligjin për prokurori publik dhe cenon drejtëpërdrejt të drejtat dhe pavarësinë e prokurorëve publik.
Keti Petkova, prokurore
“Prokurori publik po shkel Ligjin për Prokurorinë Publike, cenon drejtpërdrejt të drejtat dhe pavarësinë e prokurorëve publikë. Nga aspekti formal, ekzistimi dhe zhvillimi i procedurës penale nënkupton pezullimin e prokurorit ndaj të cilit zhvillohet procedura, por Këshilli, përveç aspektit formal, duhet të merret edhe me veprimet që i paraprijnë procedurës. Është e papranueshme që akuza penale e mobingut të jetë shkak për pezullim”.
Paraprakisht, prokuroria themelore publike Shtip solli urdhër për zbatim të procedurës hetimroe kundër Hajrullahit për të cilin ekziston dyshimi për vepër të kryer penale “maltretim gjatë ushtrimit të profesionit” nga neni 143, si dhe për vepër të vazhduar penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 nga Kodi penal. Pas pranimit të njoftimit për hetim të inicuar, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për largim nga funksioni për prokurorin publik derisa zgjatë procedura penale e inicuar pas paraqitjes së parashtruar ndaj tij.
Teuta Buçi /SHENJA/