(VIDEO) Këshilli Gjyqësor nuk e zgjodhi kryetarin, seanca shtyhet për një kohë të pacaktuar

(VIDEO) Këshilli Gjyqësor nuk e zgjodhi kryetarin, seanca shtyhet për një kohë të pacaktuar

Është shtyrë seanca e sotme e Këshillit Gjyqësor, e cila duhej të zgjidhte pasardhësin e kryetares së shkarkuar Vesna Dameva, thuhet në njoftimin e sotëm nga Këshilli Gjyqësor.

KËSHILLI GJYQËSOR

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se seanca e 439-të emergjente e shtyrë për 02 maj 2023 (e martë) në ora 11:00 shtyhet. Për ditën dhe orën e seancës do të informoheni me kohë”

Vesna Dameva u shkarkua në mënyrë të papritur të mërkurën e kaluar në një seancë publike të Këshillit Gjyqësor. Arsyeja direkte e shkarkimit të Damevës ishte refuzimi i saj për të vendosur një pikë të re në rend dite dhe fshehja e letrës nga ambasadorja amerikane Angela Ageler. Shkarkimi u nis nga zëvendësi i saj Selim Ademi, i cili pas disa orëve tensionesh dhe debatesh mori mbështetjen e 7 prej 13 anëtarëve të Këshillit për ta shkarkuar Damevën nga kryesia.

Pasardhësi i Damevës duhej të zgjidhej në seancën e 27 prillit, por ajo ishte shtyrë për sot. Nënkryetari i Këshillit, Selim Ademi, pati kërkuar shtyrjen për disa ditë, për të cilën  siç tha ai, rëndësia e një çështjeje siç është zgjidhja e kryetarit të ri, do të ishte mirë prania e të 13 anëtarëve.

Dameva, e cila pas votimit për shkarkimin e saj akuzoi se “Këshilli është kthyer në anarki”, dhe vendimin e ka vlerësuar si të kundërligjshëm dhe të marrë “për të kënaqur individë të caktuar nga politika”, duke folur për propozimin për shtyrjen e seancës, tha se ajo shpreson se në ditët në vijim do të ketë kohë të mjaftueshme për të parë nëse do të sigurohet shumica e nevojshme për të legalizuar, siç tha ai, shkarkimin e saj të paligjshëm.

Shkarkimi i Damevës dhe ngjarjet në Këshillin Gjyqësor shkaktuan reagime të shumta në opinion dhe ekspertët e vlerësuan si jolegjitime.  Edhe nga Ministria e Drejtësisë thonë se po i ndjekin me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING