(VIDEO) Këshilli Gjyqësor ia hoqi imunitetin gjykatësit të Supremes

(VIDEO) Këshilli Gjyqësor ia hoqi imunitetin gjykatësit të Supremes

Gjykata Penale pritet të vendos për caktimin e masës së paraburgimit për gjykatësin e shkarkuar të Supremes, Nake Georgiev. Po ashtu do të vendoset edhe çfarë mase do të  caktohet për Ixhet Memetin. Të dy të dyshuar nga Prokuroria, për ryshfet.

Gjykatësit suprem Georgiev iu mor mandati nga Këshilli Gjyqsor, ndërsa ai doli para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale.

Në një seancë urgjente të mbajtur në mesnatë, Këshilli Gjyqësor, shqyrtoi dhe vendosi pas kërkesës së Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për heqjen e imunitetit të gjyqtarit Georgiev dhe miratimin e paraburgimit të tij.

KËSHILLI GJYQËSOR

“Këshilli Gjyqësor i heq imunitetin gjyqtarit të Gjykatës Supreme të RMV-së, për hir të mbarëvajtjes së procedurës penale. Këshilli aprovoi kërkesën për miratimin e paraburgimit të gjyqtarit të Gjykatës Supreme të RMV-së, të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe e largoi përkohësisht gjyqtarin e Gjykatës Supreme të RMV-së nga ushtrimi i funksionit të tij gjyqësor deri në përfundimin e procedurës penale”.

Ixhet Memeti, i cili është zëvendës kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik, për shkak se është anëtarë I Këshëllit të Prokurorëve nuk është e nevojshme që t’i merret imuniteti.

Gjatë ditës zyra e tij është bastisur, por ende nuk janë ndarë detaje të tjera për të.

Në qendër të këtij hetimi është ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i njohur me pseudonimin Malboro, i cili është i dyshuar për kontrabandë me marihuanë. Sipas denoncimit të djalit të tij, të dyshuarit i kanë premtuar rrejshëm se do të ndikojnë në favor të babait të tij.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING