(VIDEO) Kërkoi çmim për viktimat e tragjedisë – Familjarët kërkojnë videon, Mickoski thotë ta lemë këtë temë

(VIDEO) Kërkoi çmim për viktimat e tragjedisë – Familjarët kërkojnë videon, Mickoski thotë ta lemë këtë temë

MARKETING

Prindët e familjarëve të viktimave të Koçanit kërkojnë publikimin e videos nga takimi i tyre me kryeministrin Hristijan Mickoskin. Por, i pyetur për këtë kërkesë të tyre, Mickoski thotë që këtë temë të u’a lënë atyre që dëshirojnë të fitojnë pikë politike.

MARKETING

Sample Image

Hristijan Mickoski, kryeministër

Ju lutem, dhimbja është shumë e madhe, të gjithë e ndjejmë ende, ju lutem atë temë të ua lëmë brejtësve politik. Bashkëndjej me familjarët. Të lëmë këtë temë për ata që vertetë ndjejnë dhimbje, e jo per ata që duan të fitojnë pikë të vogla politike”.

Pas komunikatës së familjarëve të viktimve të Koçanit, që e zbardhën takimin e tyre të mbajtur me Mickoskin, e në të cilin sipas tyre Mickoski u ka thënë që të caktojnë çmim për fëmijët e tyre të humbur, e që më pas këto pohime i mohoi Qeveria, familjarët kërkojnë që të shpaloset videoja e takimit. Në marshin e fundit që u mbajt në nderë të viktimave, ata u shprehën se jo vetëm që nuk presin që drejtësia të del sheshit, por edhe se siç u shprehën po mundohen që t’i poshtërojnë ata si prindër.

Kjo kërkesë është e njejtë me propozimin e LSDM-së, vetëm se ju nuk keni vendosur çmim. Caktojeni çmimin për fëmijët tuaj”, sipas familjarëve u ishte thënë nga Mickoski.

Nga Qeveria për pretendimet e familjarëve, u shprehen se janë të pa vërteta dhe janë devijim i qëllimshëm dhe një keqpërdorim i fatit tragjik.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING