(VIDEO) Kërkohet paraburgim për dëmtuesit e bustit në varrezat e Butelit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, kërkon paraburgim për katër persona që janë të dyshuar për vjedhjen e bustit të bronzit në Varrezat e Butelit në Shkup. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Penale Themelore Shkup, caktimin e masës së paraburgimit për të katër të dyshuarit.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE NË SHKUP
“Të dyshuarit, më 17 shtator, kanë hyrë në varrezat e qytetit në Butel, kanë shkuar deri te aleja e qytetarëve të merituar dhe duke përdorur forcë fizike kanë arritur ta shkulnin dhe rrëzonin bustin prej bronzi me dy figura njerëzore në pozicion ulur, nga platforma e varrit të të ndjerëve Stale Popov dhe Branka Popovska. Busti ka qenë i fiksuar me ankorë, me ç’rast ata e kanë dëmtuar dhe shkatërruar vetë platformën e varrit dhe e kanë fyer vendin e varrit’’.
Prokuroria njoftoi se të dyshuarit pasi e kanë hedhur bustin në tokë, e kanë tërhequr deri te gardhi me tela ku më parë kishin bërë një hapësirë, dhe sic thotë prokuroria përmes hapësirës e kanë kaluar bustin dhe e kanë ngarkuar në automjet, me qëllim që ta përvetësonin.
Gjithashtu prokuroia theksoi se vlera e vlerësuar e bustit, në pronësi të trashëgimtares së të ndjerëve, është rreth 320.000 denarë. /SHENJA/