(VIDEO) Kërkesat e familjarëve të Koçanit, Mickoski: Deputetët vendosin për Komision, qeveria gjithmonë ka ndihmuar
Kryeministri Hristijan Mickoski u deklarua jo kometent për kërkesat e familjarëve të viktimave në tragjedinë në Koçan. Ai tha se pyetja për mbështetje për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar ngjarjet rreth zjarrit në diskotekën “Pulse” të Koçanit duhet t’u drejtohet deputetëve.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Sa i përket mbështetjes për komisionin hetimor, mendoj se do të ishte mirë që pyetja tu parashtrohet deputetëve. Mendoj se kjo lloj përballje me publikun do të ndodhë shumë shpejt kur të fillojë procesi gjyqësor. Në mënyrë që të gjithë, qytetarët, publiku dhe ju, media, të mund të shihni se çfarë ka ndodhur atje”.
Kurse në lidhje me kërkesën për ndihmë financiare të njëhershme për familjet e të ndjerëve, duke ndjekur shembullin e atyre që vdiqën në zjarrin në spitalin modular në Tetovë gjatë pandemisë Covid, ai vetëm tha se Qeveri ka bërë dhe do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar ata.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“I kam dëgjuar të dyja kërkesat. Nuk kam absolutisht asnjë dyshim se ne si Qeveri kemi bërë, po bëjmë dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar në atë rast, për të lehtësuar dhimbjen që është e pamatshme, e pakufizuar, e madhe”.
Këto kërkesa të familjarëve të të rinjëve që vdiqën në tragjedinë në Koçan, u parashtruan në protestën për drejtësi që u mbajt të shtunën.
Seanca gjyqësore për këtë rast është caktuar të mbahet më 19 nëntor, të mërkurën. Nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan humbën jetën 63 persona, kryesisht të rinj.
Emine Ismaili /SHENJA/

