(VIDEO) Keqpërdorimi i procedurës së shkurtuar për apetite politike

Kuvendi duhet të jetë polici kujdestar i institucioneve që luftojnë korrupsionin. Kështu vlerësojnë nga Instituti për Demokraci Societas Civilis të cilët organizuan debat mbi temën ‘’Një vit më vonë. Deri ku është Kuvendi në luftën kundër Korrupsionit”, në të cilën morën pjesë mes tjerash edhe deputetë nga Kuvendi.
MARKETING
Për Snezhana Kamillovskën nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë problem që përsëritet është edhe përdorimi i “procedurës së shkurtuar” nga ana e shumicës parlamentare. Ajo thotë se përmes kësaj mase, deputetët votojnë ligje që janë në shërbim të një garniture të caktuar politike. Shton se në janar të vitit 2025, deputetët kanë propozuar 14 ligje dhe të gjitha i kanë miratuar me procedurë të shkurtuar.
SNEZHANA KAMILLOVSKA TËRPEVSKA – QENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR
Në Shkurt, 15 ligje, 14 me procedurë të shkurtuar. Mars, 24 ligje, 22 me procedurë të shkurtuar, Prill, 13 ligje, 9 me procedurë të shkurtuar. Kjo nënkupton se deputetët, respektivisht Kuvendi në vazhdimësi e shfrytëzon procedurën e shkurtuar që të sjell ligje të cilat mund të thuhet se janë shërbim të një garniture politike ose për apetite politike të një garniture të caktuar. Nuk duhet të habitemi me konstatimin e qytetarëve dhe raporti për përceptimin e korrupsionit nga viti 2023 ku 80% e qytetarëve mendojnë se deputetët janë ndër më të korruptuarit në vend.
Misha Popoviq nga Societas Civilis, thotë se për të ulur nivelin e korrupsionit, Kuvendi duhet të organizojë debate mbikqyrëse për secilën temë që e tangon shoqërinë e që lidhet me korrupsionin. Popoviq thotë se deputetët përfaqësojnë popullin dhe ata duhet të jenë kujdestarë dhe duhet të japin llogari për atë se si dhe në çfarë mënyre funksionojnë institucionet në shtet.
MISHA POPOVIQ- INSTITUTI PËR DEMOKRACI Societas Civilis
Për tu përmirësuar gjendja, duhet të shohim sa më shumë debate mbikqyrëse, thjeshtë detyra e Kuvendit është që ajo të jetë “polic” kujdestar në një far mënyre mbi të gjitha institucionet sepse ata janë të zgjedhurit e popullit. Ata që janë në atë vend i përfaqësojnë votuesit dhe e kanë për obligim të mbajnë llogari për atë sa janë efektive dhe sa punojnë institucionet.
Sipas raportit për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut të realizuar në vitin 2023, ka një ndërthurje të problemeve sociale dhe shoqërore në pesë vendet e para, kështu që pas korrupsionit, qytetarët identifikojnë jo-stabilitetin politik, varfërinë, krimin dhe të ardhurat e ulëta si problemet më të mëdha.
Mevludin Imeri /SHENJA/