(VIDEO) Keqpërdorimet në shëndetësi, ministri Aliu paralajmëron masa parandaluese dhe ndëshkuese

(VIDEO) Keqpërdorimet në shëndetësi, ministri Aliu paralajmëron masa parandaluese dhe ndëshkuese

MARKETING

Përmes masës “Fingerprint”, që është në fazë testuese Ministria e Shëndetësisë do të kontollojë punën e punonjësve shëndetësorë me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të detyrës dhe për të siguruar punë më efikase dhe më transparente.

MARKETING

Sample Image

Këtë njoftim e dha vet ministri Azir Aliu i cili tha se masa “fingerprint” do të shërbejë për evidentim gjatë hyrje daljeve për të gjithë të punësuarit në shëndetësi.

Aliu tha se ministria disponon të dhëna të detajuara për çdo klinikë sesa të punësuar ka dhe sa prej tyre kanë keqpërdorur të drejtën e tyre dhe kanë shkelur ligjin. Shtoi se ka të dhëna edhe për atë se sa mjek në klinika të caktuara kanë punuar më shumë seç ligji i lejon.

AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË

Kemi institucione, me emër dhe mbiemër, në të cilat këto informata tregojnë se punojnë dikundi përshembull 33%, dikundi 41%, dikundi 26%, dmth përqindja është jashta asaj që lejon ligji./ Bëjmë dy procese paralele, e para është që të parandalojmë keqpërdorimet që realisht ekzistojnë dhe të parashikojmë që të mos ndodhin në të ardhmen, megjithatë në proces janë të dyja”.

Duke folur për keqpërdorimet, Aliu foli edhe për pagat, tha se ka mjek të cilat me punë jashtë të lejuarës kanë siguruar pagë më të madhe se 10 mijë euro. Foli edhe për keqpërdorimet e udhëzimeve mjekësore.

AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË

Kemi mjek i cili ka 16,526 udhëzime për gjashtë muaj dhe mjek tjetër që ka 7,352. Dallimi është shumë më i madh i udhëzimeve ndërmjet mjekëve dhe kjo nuk është e logjikshme, për shkak se në fund të ditës, ose njëri e ka keqpërdorur ose tjetri nuk ka punuar dhe do të duhet të ketë sistem që do ta ndjek këtë procedurë”.

Lista e keqpërdorimeve nuk përfundon këtu, siç njoftoi Aliu, keqpërdorime ka edhe tek numri i operimeve. Ka mjek që sipas ministrit kanë kryer operacione të shumta, e të tjerë që nuk kanë bërë atë. Në po të njëjtën konferencë, ministri Aliu njoftoi se javën e ardhshme në ENER do të publikohet një ligj i ri për barnat, i harmonizuar me standardet evropiane. Informoi se me ligjin e ri, parashihet përmirësim i koordinimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Shëndetësisë dhe Agjencisë për Barna.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING