(VIDEO) Keqpërdorime me prokurime publike, prokuroria ngriti akuzë ndaj 8 personave fizikë dhe 1 personi juridik

(VIDEO) Keqpërdorime me prokurime publike, prokuroria ngriti akuzë ndaj 8 personave fizikë dhe 1 personi juridik

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ngriti akuza kundër 8 personave fizikë dhe 1 personi juridik për abuzime në lidhje me procedurat e prokurimit publik në kombinatit e minierave energjetike Manastir. Gjatë vitit 2023, pesë nga të pandehurit, si zyrtarë – drejtorë dhe menaxherë të degëve në TEC Manastir, përfshirë drejtorin e uzinës, kryen një vepër penale të vazhdueshme – Shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Prokuroria Manastir

Me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror për një tjetër, të akuzuarit shpallën dhe zhvilluan një procedurë prokurimi publik për zhvendosjen e termocentraleve nga miniera Osllomej në minierat KME Manastir, me qëllim krijimin e një sistemi të ri transporti për xeherorin në KME, megjithëse e dinin se një sistem i tillë transporti ishte në kundërshtim me projektin bazë dhe i papërshtatshëm për procesin teknologjik të nxjerrjes së djerrinës, qymyrit dhe djerrinës së shtresave të ndërmjetme, si dhe për transportimin e qymyrit në minierat KME”.

Nga prokuroria shtojnë se, të akuzuarit e çuan Bordin e Drejtorëve të ndryshonte Planin Vjetor dhe të mundësonte zbatimin e prokurimit publik, dhe ata i ekzagjeruan kërkesat minimale për pjesëmarrje në tender, duke favorizuar vetëm një person juridik. Kështu, ata i mundësuan kompanisë së paditur të paraqitej si ofertuesi i vetëm dhe të fitonte tenderin me vlerë 90.000.000 denarë pa TVSH (106.200.000 denarë me TVSH). I akuzuari i parë, pronari i kompanisë, dy punonjës dhe personi juridik, akuzohen për vperën penale “Keqpërdorim i procedurës së thirrjes publike ose partneritetit publik-privat”.

Prokuroria Manastir

Me aktakuzën, prokurori publik propozoi të sekuestrojë shumën prej afërsisht 1.7 milion eurosh, përfshirë TVSH-në, që i janë paguar kompanisë si rezultat i krimeve të kryera. Për këtë qëllim, prokuroria, gjatë procedurës, duke përdorur instrumente të ndihmës juridike ndërkombëtare, gjeti dhe siguroi 1.2 milion euro, 1.000 franga zvicerane, 3 monedha ari dhe 1 shufër ari nga një kasafortë bankare në Beograd, në pronësi të të akuzuarit të parë, si dhe mbi 500.000 euro në llogari bankare vendase”.

Sipas dëshmive të prokurorisë, i akuzuari zotëron dy kompani në Serbi, prej të cilave njëra është themeluar në fund të vitit 2024, si dhe se, sipas analizës së lëvizjes së mjeteve financiare, ekziston një tendencë e qartë që ai t’i transferojë paratë që ka në dispozicion drejt këtyre kompanive. Po ashtu, Prokuroria e vlerësoi faktin se i akuzuari mban lidhje të afërta edhe me shtete të tjera ku mund të ketë mjete financiare, çka e bën serioz rrezikun e arratisjes. Për këtë arsye, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar më herët për këtë të akuzuar.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING