(VIDEO) Kavadar, babai përdh’unoi vajzën 13 vjeçe, hetim edhe ndaj një rasti tjetër

(VIDEO) Kavadar, babai përdh’unoi vajzën 13 vjeçe, hetim edhe ndaj një rasti tjetër

Përdhunimet suksuale ndaj të miturave nuk kanë të ndalur, madje më tragjikja, as babai nuk kursen vajzën e tij.

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka lëshuar ​urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore në dy raste të ndara në të cilat ekzistojnë dyshime për vepër penale – Përdhunim i një fëmije nën 15 vjeç sipas nenit 188 të Kodit Penal.

Në rastin e parë, dyshohen dy të rritur nga Negotina, të cilët së pari kanë kryer vepër penale – Kënaqje e pasioneve seksuale para një tjetri sipas nenit 190 të Kodit Penal. Sikur të mos i mjaftonte kjo, ata kanë pasur marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular.

PROKURORIA PUBLIKE KAVADAR

Në korrik të vitit të kaluar, ndërsa fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e ka nxitur vazhdimisht të miturin të ketë marrëdhënie seksuale me të, për të cilat i ka dhënë shuma të caktuara parash”.

Prokurori Publik propozoi masë paraburgimi për të dyshuarin për përdhunim të një fëmije, për të cilën kërcënohet me dënim me burg prej të paktën 8 vitesh.

Jo vetëm kaq, Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masë paraburgimi edhe kundër një babai nga Kavadari, i dyshuar për vepra të tjera seksuale ndaj vajzës së tij vetëm 13-vjeçare.

PROKURORIA PUBLIKE KAVADAR

Ai e preku vajzën disa herë ndërsa ishte në gjendje të dehur, gjë që ngre dyshime se kreu vepër penale sipas paragrafit 5 të nenit 188, i cili dënohet me burgim prej të paktën tre vjetësh”.

Kujtojmë se vetëm para disa ditëve, pre e perdhunimit, shantazhit dhe abuzimit, ishte edhe një vajzë 16 vjeçare nga Sllupçani, e cila dyshohet se është abuzuar me muaj të tërë nga disa persona për favore seksuale dhe financiare. Rasti është denoncuar më 2 janar në Stacionin Policor të Kumanovës nga prindi i së miturës. Sipas denoncimit, e mitura dyshohet se është zhvatur, kushtëzuar dhe shantazhuar, pasi një nga të dyshuarit posedonte fotografi eksplicite të saj dhe e kërcënonte se do t’i publikonte nëse nuk i jepte para. Aktit dyshohet se i janë bashkuar edhe persona të tjerë, përfshirë një familjar i afërt i viktimës. Për këtë, policia ka arrestuar dy persona, njëri 31 vjeçar, ndërsa tjetri 28 vjeçar, të dy nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING