(VIDEO) Katër zjarre ende aktive, QMK apelon për kujdes

Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se deri në orën 13:00 të datës 5 korrik, në territorin e shtetit janë evidentuar tetë zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve katër janë ende aktive, ndërsa katër janë shuar.
Aktualisht janë aktive zjarret: Në fshatin Beshisht, komuna e Prilepit, digjen pyje të përziera. Në fshatin Creshnevo, komuna e Makedonski Brod, ku digjet një pyll i degraduar me lisa dhe shkurre. Në komunën Çashkë, nën majën Solunska Glava, midis vendeve Burimet e Babunës dhe Babina Dupka shihet tym në terrenin shkëmbor. Në komunën e Velesit, ku digjet vegjetacion i ulët.
Ndërkohë, janë shuar zjarret: Në fshatin Vranjovci, komuna e Vrapçishtit, ku digjej vegjetacion i ulët dhe mbeturina. Në fshatin Lojane, komuna e Likovës, ku ishin përfshirë vegjetacion i ulët dhe kashtë e thatë. Në fshatin Radanje, komuna e Karbincit, ku zjarri kishte përfshirë kultura drithërash dhe vegjetacion të ulët. Në fshatin Orllancë, komuna e Araçinës, ku digjej vegjetacion i ulët dhe materiale mbeturinash.
Qendra për Menaxhim me Kriza I bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes maksimal, veçanërisht në kushte me temperatura të larta, të cilat rrisin rrezikun për shfaqje dhe përhapje të zjarreve. /SHENJA/