(VIDEO) Kasami: VLEN do të investojë mbi 300 milionë euro për dy vite

(VIDEO) Kasami: VLEN do të investojë mbi 300 milionë euro për dy vite

Me mbi 300 milionë euro të dedikuara për projekte lokale në vetëm dy vite, Qeveria VLEN ka shpallur një prej investimeve më të mëdha në komunat shqiptare në historinë e vendit”. Kështu tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke shtuar se në këtë mënyrë po mbyllet një kapitull i gjatë i neglizhencës institucionale ndaj komunave shqiptare. Nga infrastruktura bazë te institucionet kulturore e sportive, Kasami thotë se për herë të parë, fondet po arrijnë aty ku mungesa është ndjerë më gjatë, në komunat shqiptare.

Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës

Dua të theksoj me plot përgjegjësi se për dy vjet po investojmë 300 milionë euro në projekte lokale, gjë që asnjë qeveri nuk e ka bërë kurrë këtë, si qeverisja jonë. Komunat shqiptare në të gjithë Maqedoninë Perëndimore dhe në Shkup, që u lanë në margjina për dekada me radhë, sot po marrin mbi 30% të shumës totale. Qeveria VLEN dje miratoi 828 projekte me vlerë totale prej 225 milionë euro. Këto mjete janë të destinuara për ndërtim të shkollave, kopshteve të fëmijëve, pishinave, rrugëve të reja, ujësjellësve, kanalizimeve, ndërtimin e teatrove, fushave të sportit, etj. Komunat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut më në fund po marrin arterien e tyre të zhvillimit dhe mbështetjes nga buxheti qendror”.

Tutje ai tha se me këtë qeveri po ndërtohet nga Likova në Strugë, nga Çairi në Dollnen, ku fatkeqësisht me vite me rradhë, sipas Kasamit, kemi parë vetëm flamuj politik dhe katrahurë në realitet. Përveç infrastrukturës, ai tha se ky program gjeneron ekonomi lokale: si vende të reja pune, rritje të kërkesës për kompanitë e ndërtimit, të ardhura më të larta në bizneset e vogla që furnizojnë kantieret e ndërtimit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING