(VIDEO) Kasami shpjegohet para Mickoskit: Kam rënë pre e BDI-së, jam dukur si nacionalist

(VIDEO) Kasami shpjegohet para Mickoskit: Kam rënë pre e BDI-së, jam dukur si nacionalist

E dëgjova atë deklaratë të Bilall Kasamit, mundë të them se fatkeqësisht, futet në folklorin e opozitares BDI pa nevojë dhe porosia ime për të është se ndarjet etnike dhe tensionet nuk janë mjete për të tërhequr vëmendje në opinion dhe për të fituar vota”.

Kjo ishte porosia e kryeminsitrit, Hristijan Mickoski, për kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, ndërsa sot ky i fundit, në vend që të reagojë, u arsyetua duke akuzuar BDI-në, se e ka shtyrë të bëhet nacionalistë. Kasami tha se është kryetar i të gjithëve, ndërsa akuzon BDI-në se po tenton t’i fusë në tema nacionaliste.

BILALL KASAMI, KRYETAR I TETOVËS

Është një e vërtet që BDI në vazhdimsi po tenton që të na fusë në retorik nacionaliste. Zhvillimet e fundit po trgojnë që ata të vetmen shpresë e kanë në konfliktin ndëretnik që mund të ndodhë edhe duke e ditur që veçanërishtë në Tetovë, kryetari aktual ka përkrahje po aq sa të shqiptarëve, ka edhe të maqedonasve, të turqve dhe të romve dhe prandaj ata po vajtojnë para eksponentëve të VMRO-së për ata se sa nacionalistë qenkemi ne”.

Megjithatë, ai u zotua se është kryetar i të gjithëve dhe në asnjë moment tha se nuk do të diskriminojë asnjë grup etnik dhe asnjë person në komunën e Tetovës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING