(VIDEO) Kasami paralajmëron protesta nëse nuk ua miratojnë anëtarin e KSHZ-së

(VIDEO) Kasami paralajmëron protesta nëse nuk ua miratojnë anëtarin e KSHZ-së

Do të protestojmë dhe do t’i shfrytzojmë të gjitha të drejtat tona demokratike dhe nuk do të lejojmë të organizohen zgjedhje jofer dhe jodemokratike në vend dhe nuk do të lejojmë të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai vlerëson se në këtë rast kryetari i Kuvendit e ka shkelur ligjin.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Ligji është i qartë dhe parasheh që çdo ndryshim të strukturave të partive në pozitë dhe opozitë, në afat prej 30 ditëve kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë partitë për ndryshim në KSHZ. Nuk qëndron pohimi i kryetarit të Kuvendit se KSHZ mund të funksionojë me një anëtar më pak. Me këtë ai mundohet t’ia mohojë këtë të drejtë opozitës. Ligji është i qartë. Kryetari i Kuvendit nuk i ka dërguar letër Aleancës për Shqiptarët, por dy partive tjera, duke shkelur kështu ligjin”.

Kasami tha se Qeveria përmes, siç i quajti ai, partive satelit, po mundohet ta privojë opozitën nga e drejta për anëtar në KSHZ.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Edhe improvizimi që mundohen nga Aleanca për Shqiptarët të tregojnë se partia që ka bërë propozimin, nuk ka bërë propozim, por ka bërë përkrahje. Kërkoni letrat, letërkëmbimin mes kryetarit të Kuvendit dhe partive, dhe do të shihni se kryetari i Kuvendit kujt i ka dërguar letër, dhe propozimet nga cilat parti vijnë”.

Opozita shqiptare të bashkuar në Lidhjen Evropiane për Ndryshim, ka ca muaj që kërkojnë antarin e tyre në KSHZ, por deri në këto momente ende nuk e kanë siguruar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING