(VIDEO) Kanë paguar afër 70 milionë euro për kartonin e tij: Mason Mount nuk shënon në portën bosh

(VIDEO) Kanë paguar afër 70 milionë euro për kartonin e tij: Mason Mount nuk shënon në portën bosh

Mason Mount nuk debutoi edhe aq mirë sa kishte menduar në Old Trafford, kur Manchester United zhvilloi një miqësore me Lens.

Të shtunën, ish-mesfushori i Chelseat u paraqit në miqësoren paras-ezonale të United kundër Lens dhe humbi shanset më të lehta për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Ndërsa Mount humbi një rast të qind për qind, Florian Satoca i Lens tregoi se si duhet bërë dhe e vuri ekipin e tij në epërsi me një gol nga mesi i fushës.

Tek mesfushori anglez gjithçka ndodhi në minutën e 16-të të lojës, kur një sulm i vrullshëm nga United u nisë nga Garnacho, i cili dha një pasim te Mount.

Topi arriti në mënyrë të përsosur deri te numri i ri 7 i Djajve të Kuq dhe ishte pata portës së hapur, por anglezi nuk mundi të bënte kontaktin ideal me topin dhe si rezultat, një shans i jashtëzakonshëm u huq.

Tifozët në Twitter kanë qenë të zëshëm për humbjen e Mason Mount dhe e kanë rrëmbyer atë si një temë për të tallur lojtarin. Disa përdorues janë tallur me lojtarin që i kushtoi United afër 70 milionë euro.

 

MARKETING