(VIDEO) Kandidimi i Osmanit për Çairin përplas BDI-në dhe VLENIN

Zyrtarizimi i Bujar Osmanit, si kandidatit i BDI-së, për komunën e Çairit, ka përplasur kolicioin VLEN dhe Bashkimin Demokratik për Integrim. Nga VLEN akuzojnë Osmanin se ai gjatë kohës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së, ka realizuar 11 takime në Serbi, e asnjë në Kosovë. Ndaj Osmanit, VLEN madje nuk është kursyer aspak, duke drejtuar një sërë akuzash nga më të ndryshmet.
VLEN
“Brenda vetëm katër viteve si ministër, Bujar Osmani shkoi 11 herë për takime në Beograd, por asnjëherë në Prishtinë. U takua më shpesh me autoritetet serbe sesa me ato kosovare.Në Shkup priti edhe ministrin rus Sergej Lavrov, ndërsa ishte pjesë e rregullt e ‘koreografisë’ së shëtitjeve dhe darkave me Aleksandar Vuçiqin. Shqiptarëve u ofroi vetëm diplomaci me selfie, integrime evropiane të bllokuara dhe marketing për veten”.
Ndërkohë, i mënjëhershëm ka qen ragimi i BDI-së, të cilët theksojnë se qeveria e “ Botës Sërbe” po e sulmonë diplimacinë më të sukseshme që ka pasur vendi. Nga partia e Ahmetit potencojnë se sulmet që vijnë nga një qeveri siç thonë, që i shërben botës serbe, nuk e zbehin punën e Bujar Osmanit, por përkundrazi, janë kompliment dhe dëshmi e drejtësisë së rrugës së tij. Ata madje kanë përmendur disa të bëma, deri sa ka qen Osmani ministër.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur Maqedonia e Veriut. Por faktet janë kokëforta dhe nuk i mbulon dot propaganda: Anëtarësimi në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE u arrit nën drejtimin e tij, kryesimi i OSBE-së në vitin më sfidues të organizatës, hapja e Dialogut Strategjik me SHBA-në”.
Ndërkaq, kandidimin e Bujar Osmanit, kryeminsitri, Hristijan Mickoski, nuk deshi ta komentojë. Ai tha se ajo çështje brenda BDI-së.
Samir Mustafa /SHENJA/