(VIDEO) Kandidatët për president nënshkruan kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike

(VIDEO) Kandidatët për president nënshkruan kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike

Kandidatët për president të shtetit nënshkruan sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve Kodin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Kandidati i BDI-së Bujar Osmani tha se do të punojë për një fushatë pozitive, duke bërë të ditur se po bëhet një moral politik dhe një fjalë e dhënë për qytetarët se do t’i qasen drejt këtyre zgjedhjeve të rëndësishme për vendin tonë.

Kandidati i “VLEN” Arben Taravari deklaroi se shpreson se  këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të drejta dhe më demokratike që ka pasur vendi ndonjëherë.

Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski shprehu besimin se kemi mjaftueshëm memorie institucionale si shtet dhe kulturë të mjaftueshme politike në mesin e të gjithë kandidatëve për të mbajtur nivelin e debatit dhe tha se  i gjithë procesi të jetë i drejtë dhe demokratik.

Nënshkrimin e kodit kandidatja nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska e vlerësoi si akt ceremonial dhe tha se ajo personalisht do të flasë personalisht me argumente dhe do t’i respektojë të gjithë kandidatët.

Përmbajtjen e Kodit e lexoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila theksoi se të gjithë pjesëmarrësit do të përpiqen t’i respektojnë të gjitha ligjet, të mos përdorin gjuhën e urrejtjes dhe të zhvillohen me sukses zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING