(VIDEO) Kandidatët e pavarur në garën lokale pa mbledhjen e nënshkrimeve

(VIDEO) Kandidatët e pavarur në garën lokale pa mbledhjen e nënshkrimeve

Në zgjedhjet lokale të të cilat kryetari i Kuvendit Gashi i caktoi për më 19 tetor dhe raundi i dytë për zgjedhjet e kryetarëve të komunave për më 2 nëntor, do të mund të marrin pjesë edhe kandidatët e pavarur, por pa pas nevojë që të mbledhin nënshkrime.

Kryetari I  Komisionit Shtetëror ZgjedhorBoris Kondarko  citoi nenin 60 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit KSHZ nuk ka të drejtë t’ia mohojë askujt të drejtën e garantuar me Kushtetutë për të marrë pjesë në zgjedhje, për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Sipas kreut të KSHZ-së, neni 60 i Kodit Zgjedhor qartë garanton të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje si për partitë politike dhe koalicionet, ashtu edhe për grupet e zgjedhësve, pra edhe për kandidatët e pavarur.

Në mbledhjen e KSHZ-së, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve, u anulua Rregullorja e KSHZ-së për rregullimin e procedurës së mbledhjes së nënshkrimeve.

Siç shpjegoi Kondarko, anulimi është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi nenet 61 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, që kishin të bënin me rritjen e kuotave për numrin e nënshkrimeve të qytetarëve që kandidatët e pavarur për kryetarë komunash dhe për lista këshilltarësh duhej të mblidhnin për t’u paraqitur në zgjedhje.

Kondarko theksoi se ky nuk është një vendim i KSHZ-së, por zbatim i drejtpërdrejtë i rregullores ligjore, e cila ndjek vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtyre neneve të Kodit Zgjedhor që lidhen me numrin dhe përqindjen e nënshkrimeve të nevojshme për kandidim. /SHENJA/

MARKETING