(VIDEO) Kamerat nisin regjistrimin e shkeljeve, ja çfarë thonë qytetarët
Nga sot ka filluar test periudha e sistemit “Safe City” dhe qytetarëve veçmë kanë filluar t’u mbërrijnë në adresat e tyre paralajmërimet për shkeljet e bëra në komunikacion. Për të parë se si po ndikon kjo masë në komunikacion, TV Shenja doli në terren.
Atmosferë
Shoferët thonë se kjo masë do të ndikojë në mënyrë direkte tek vozitësit e pandërgjegjshëm.
Shpresat për trafik më të qetë dhe të rregulluar ata i shohin tek dënimet që do të vijnë nga ky sistem. Thonë se një sistem i tillë është funksional një kohë të gjatë në shtetet e Bashkimit Europian.
QYTETAR
“Duhet me vozit me kujdes, pak më ngadale, mos me u ngut. A do të rritet siguria? Normal, më mirë, po”
QYTETAR
Qëllimi është të jetë më i sigurt, mendimi im është që dënimet që do t’i marrin do t’i bëjnë shoferët më të ndërgjegjshëm. Duhet të ndikoj pozitivisht, si në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ku dënimi arrin në adresë”
Trafik më të rregulluar pas funksionalizimit të kësaj mase, presin edhe këmbësorët dhe biçiklistët.
QYTETAR
“Nuk pres ndonjë ndryshim drastik, personalisht jam biçiklist, por mendoj se do të përmirësojë dhe do ta ngris përgjegjësinë tek shoferët që të mos bëjnë shkelje që bëjnë, kundrejt biçiklistëve dhe këmbësorëve”
Përndryshe, test periudha për Safe City ka filluar sot në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë dhe do të zgjasë deri në fundvit. Ndërkaq nga 1 janari i vitit të ardhshëm pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore Safe City do të fillojë jo paralajmërime por dënime t’u dërgojë qytetarëve në adresat e tyre.
Mevludin Imeri /SHENJA/

