(VIDEO) Kambovski: Gjykatësve duhet t’i kthehet besimi në Këshillin Gjyqësor
Kthimi i besimit në gjyqsor dhe kthimi i vetëbesimit tek vetë gjykatësit, është synimi kryesor, thotë kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Gjyqsor, Aleksandar Kambovski në intervistën e parë pas emërimit të tij, për BIRN. Sipas tij gjykatësit nuk e ndjejnë se Këshilli Gjyqsor i mbron mjaftueshëm.
Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqsor
“Është e nevojshme të ndryshohet peceptimi për Këshillin Gjyqsor si organ, i cili shërben vetëm për shkarkimin e gjykatësve. Ky trup duhet të jetë garantuesi më i madh i pavarsisë së gjykatësve dhe lirisë së vendimeve të tyre, të bazuar në Kushtetutë dhe ligje. Ky trup duhet të jetë mbrojtja dhe mbështetja më e madhe nga tentimet e ndikimeve të jashtme, qofshin ato politike apo nga sfera dhe interesa tjera”.
Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski disa herë e ka kritikuar punën e Këshillit Gjyqsor, madje ka paralajmëruar edhe shkarkimin e antarëve të tij. Për këtë, kryetari Kambovski nuk preferoi të flas shumë.
Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqsor
“Nuk do doja të analizoj dhe komentoj paralajmërimet e dhëna nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës. Por, jam i mendimit se këto qëndrime, nga cili do pushtet, duhet të shprehen me kujdes të veçantë dhe respektim të pavarsisë së ndërsjelltë”.
Ndërkaq, shtoi se kritikat qëllim mira janë çdoherë të mirëseardhura dhe inkurajojnë dhe motivojnë më shumë angazhim dhe më shumë kualitet në punë.
Më 3 janar, Gjykatësi i Apelit nga Manastiri, Aleksandar Kambovski, u zgjedh si kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor, pasi paraprakisht në fund vit paraardhësja e tij Vesna Dameva dha dorëheqje nga posti i kryetares.
Emine Ismaili /SHENJA/