(VIDEO) “Kalliri i Mirësisë” dhe “Islamic Relief” realizojnë projekt për aftësimin e të rinjve në tekonologji

(VIDEO) “Kalliri i Mirësisë” dhe “Islamic Relief” realizojnë projekt për aftësimin e të rinjve në tekonologji

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, me përkrahje nga organizata ndërkombëtare “Islamic Relief”, kanë bërë hapjen solemne sot të projektit “Youth ICT and Startup Hub” ku 30 të rinj nga mosha 17 deri në 25 vjeç, do të ndjekin trajnime në “Infotech” në Shkup, ku do të aftësohen me njohuri në shkencat kompjuterike në dy fusha kryesore: fushën e rrjetave dhe fushën e zhvillimit të web faqeve dhe aplikacioneve në nivel profesional. Trajnimi i ndarë në dy grupe nga 15 nxënës do të zgjasë 18 muaj.

Kryetari i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisës”, Nexhati Lika, theksoi se për 33 vје të tyre ky është një projekt që do të ketë përfitime jo vetëm individët por i gjithë komuniteti. Ai tha se kjo është një ndihmë për të rinjtë për të ndërtuar vetëbesimin dhe pavarsinë.

NEXHAT LIKA, KRYETARI I OH “KALLIRI I MIRËSISË”

Kjo nismë është projektuar për të hapur dyert për të rinjtë duke i pajisur ata me aftësitë më të kërkuara në botën digjitale të sotme. Zhvillimi i plotë i sistemeve nuk përfshin vetëm kodimin por bëhet fjalë për krijimin e zgjidhjeve nga fillimi deri në fund, bëhet fjalë për të kuptuar proceset në tërësi që drejtojnë faqet e internetit dhe aplikacioneve që përdorim për cdo ditë”.

Drejtori i zyrës për Shqipëri dhe Kosovë të organizatës ndërkombëtare humanitare “Islamic Relief” , dr. Mohammed Sulejman, theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm dhe unik në bashkëpunimin 9 vjeçar me Organizatën Kalliri i Mirësisë.

DR. MOHAMMED SULJEMAN, DREJTOR I OH “ISLAMIC RELIEF” NË KOSOV DHE SHQIPËRI

Përgjatë ketyre 9 viteve kemi zbatuar shumë projekte së bashku që i kanë shërbyer komunitetit në Maqedoninë e Veriut. Në fakt përgjatë këtij udhëtimi mund të konsiderojë se kemi pasur ngjarje kryesore si mbështetja e refugjatëve të Sirisë 2015, projekti i parë edukativ që kemi bërë 2018, mbështetja mjekësore që kemi bërë përgjatë kohës së koronës dhe sot mund të konsideroj si projekt i rëndësishëm dhe unik”.

Edhe drejtori i qendrës për trajnime profesionale në fushën e shkencave kompjuterike “Infotech”, Burim Sherifi, theksoi se fushat e zgjedhura në këtë projekt janë dy fusha më të kërkuara në treg ku edhe iu drejtua studentëve duke iu kërkuar përgjegjësi dhe përkushtim në këtë projekt.

BURIM SHERIFI, DREJTOR I QENDRËS “INFOTECH”

Juve jeni përgjegjës bashkarisht sa na që këtë mision të përbashkët ta përmbyllim në mënyrë sa ma të mirë të suksseshme andaj, kërkojmë nga gjithsecili prej juve që t’ia japim hakin bashkarisht deri në pikën e fundit dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë të dështojmë”

Kjo ceremoni u përmbyll me shpërndarjen e disa mirënjohjeve nga organizata humanitre Kalliri i Mirësisë ndaj organizatës ndërkombëtare humanitare “Islamic Relief” si shenjë faleminderimi për mbështetjen e dhënë. /SHENJA/

 

 

MARKETING