(VIDEO) Kallëzim penal ndaj një kompanie për shërbime të paligjshme postare

(VIDEO) Kallëzim penal ndaj një kompanie për shërbime të paligjshme postare

Drejtoria e Doganave njofton se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një kompanie postare dhe ndaj një personi, pasi sipas Doganës, kompania ofronte në mënyrë të paligjshme shërbime postare. Nga Drejtoria e Doganave thonë se kompania bënte kontrabandë të dërgesave. “Gjatë kontrollit, u gjetën gjithsej 166 dërgesa postare me mallra të ndryshme, me një vlerë totale prej gati 240 mijë denarësh”, njoftoi Drejtoria. Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar, dhe nga ana e inspektorëve u ngritën kallëzime penale kundër një personi juridik dhe një personi fizik për veprën penale të fshehjes së mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor. Konkretisht, kompania kryente trafik postar ndërkombëtar pa licencë të duhur, duke i transportuar dërgesat postare me mjete përmes pikave kufitare pa i deklaruar ato tek autoritetet doganore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING