(VIDEO) Kallëzim penal kundër 12 personave për keqpërdorim të kartelës pagesore

(VIDEO) Kallëzim penal kundër 12 personave për keqpërdorim të kartelës pagesore

 

Sektori për kriminalitet kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër 12 personave,  pasi dyshohen për lëshim të çeqeve të papaguara  dhe keqpërdorime të kartelës së pagesës. Nga MPB sqaruan se 10 nga të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy të tjerë shtetas të Kosovës. Sipas MPB-së të dyshuarit kanë përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 10, 7  milionë denarë.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Konkretisht, gjatë muajit janar 2023, të dyshuarit kanë bërë keqpërdorim të kartelave të pagesës (mashtrim me rimbursim) të lëshuara nga një bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në atë mënyrë që ato janë përdorur nga kompani të huaja aktive (me terminal fizik ose virtual) përmes të cilave në mënyrë të paautorizuar janë miratuar kthime të mjeteve”.

Mes tjerash, në njoftimin e MPB-së thuhet se transaksionet nuk janë dërguar në bankë si transaksion për kontabilitet, prandaj dhe nuk ka pasur ndikim në transaksionet reale në pikën e shitjes dhe se në këtë mënyrë  kanë arritur që ta rrisin në mënyrë joreale shumën e rimbursimit të bërë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING