(VIDEO) Kallëzim penal, i kërkoi të miturës 20 mijë euro për të mos i publikuar fotografi diskredituese

(VIDEO) Kallëzim penal, i kërkoi të miturës 20 mijë euro për të mos i publikuar fotografi diskredituese

Tridhjetë e një vjeçari nga fshati Sllupçan dyshohet se ka kryer sulm seksual dhe përdhunim ndaj një të miture dhe po ashtu e ka detyruar atë që të kryej akte seksuale edhe me një person tjetër. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal për sulm seksual dhe shantazh ndaj N.A. (31) nga f. Sllupçan, për veprat e kryera penale “sulm seksual dhe përdhunim” dhe “shantazh” dhe kundër Q.M. (28) nga fshati Sllupçan, për veprën e kryer penale “sulm seksual dhe përdhunim”. Për mospublikimin e fotografive, të miturës i kanë kërkuar 20 000 euro.

Tabel: Ministria e Punëve të Brendshme

“N.A., në kundërshtim me vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë, kreu akte seksuale ndaj një vajze të mitur në rrethin e Likovës, ndërsa e detyroi për akte seksuale edhe me Q. M. Më pas, N.A. i është kërcënuar të miturës se gjoja do t’i publikojë fotografitë e saj eksplicite nëse ajo nuk i pagonte 20.000 euro”.

Vajza ishte e detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazonte nga persona të tjerë, kështu në disa raste ia ka dhënë paratë personit N. A. Të dy personat janë arrestuar dhe ndaj tyre prokuroria propozon që të caktohen masa paraburgimi.

Tabel: Prokuroria Themelore Publike

“Prokurori Publik, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Kumanovës ka dorëzuar propozim për caktim të masës së paraburgimit për dy të dyshuarit që janë privuar nga liria”.

Prokuroria njofton se hetimet për këtë rast po vazhdojnë. Dosja për këtë rast  pritet të zgjerohen për shkak të dyshimeve për përfshirjen edhe të personave tjerë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING