(VIDEO) Kabineti i sigurisë së Izraelit miraton marrëveshjen e arm’ëpushimit

(VIDEO) Kabineti i sigurisë së Izraelit miraton marrëveshjen e arm’ëpushimit

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka ratifikuar marrëveshjen e armëpushimit për shkëmbimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga Hamasi në burgjet izraelite dhe ndalimin e luftës 15-mujore për gjashtë javët e para. Bëhet e ditur se miratimi vjen pas një vonese të papritur që ngjalli frikën se mosmarrëveshjet e minutës së fundit midis Izraelit dhe Hamasit mund të prishnin marrëveshjen. Anëtarët e ekstremit të djathtë të qeverisë së koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kërcënuan gjithashtu se nuk do të pajtohen me marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit.

Marrëveshja tani do të shkojë në kabinetin e plotë për nënshkrimin përfundimtar, në mënyrë që të mund të nis zbatimin të dielën me lirimin e pengjeve dhe të burgosurve të parë. Sipas fazës së parë të marrëveshjes, e cila do të zgjasë 42 ditë, Hamasi ka rënë dakord të lirojë 33 pengje, duke përfshirë fëmijë, gra –ushtarë femra – dhe ata mbi 50 vjeç.

Ndërkohë, të paktën 99 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet ajrore që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës pas njoftimit të armëpushimit më 15 janar. /SHENJA/

MARKETING