(VIDEO) Jurisprudenca në shqip, studentët shqiptarë kërkojnë t’i jepet fund diskriminimit

(VIDEO) Jurisprudenca në shqip, studentët shqiptarë kërkojnë t’i jepet fund diskriminimit

MARKETING

Studentët shqipëtarë të universiteteve të Maqedonisë së Veriut nuk i ndalojnë reagimet e tyre sa i përket mungesës së mundësisë për ta realizuar provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. Në lidhje me këtë çështje, një nga organizatorët e protestës, studenti Mevlan Ademi, në emisionin “Debat në SHENJA”, ka theksuar se kërkesa e tyre tashmë shkon përtej një provimi të vetëm. Ai nënvizoi se gjuha shqipe nuk duhet të kufizohet apo të pengohet përmes ligjeve dhe akteve administrative.

MARKETING

Sample Image

Mevlan Ademi, student

Mesazhi jonë kryesor, esenca, baza e kësaj nuk lidhet vetëm me provimin e jurisprudencës. Ajo që duhet të ndodh është të kuptohet njëherë e përgjithmonë, se në rrugëtimin tonë të përbashkët, në këtë vend, në këtë shtet, gjuha shqipe nuk mund të thurret nëpër ligje, nëpër akte. Duhet të dihet që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe duhet të punohet në kalimin e këtyre pengesave e jo siç na ndodhi neve në refuzim”.

Ndërkaq organizatori tjetër i protestës, studenti Jon Selimi thotë se iniciativa e tyre po gjen mbështetje të konsiderueshme. Sipas tij, përkrahja vjen jo vetëm nga studentët, por edhe nga profesorët, si dhe nga përfaqësues politikë.

Jon Selimi, student

Deri tash, po. Mund të them lirshëm, që kemi pasë mbështetje goxha të madhe, edhe ka vrull që të vijnë e na bashkangjiten në protestën tonë, si nga ana e studentëve edhe nga ana e profesorëve. Gjithashtu edhe nga përfaqësues politik. Kemi pasur mbështetje”.

Ndërkaq zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, në të njëjtën studio deklaroi se studentët shqiptarë po përballen me diskriminim gjatë procesit të punësimit. Ai e përshkroi situatën si një problem serioz dhe të dhimbshëm, duke theksuar se diskriminimi ndodh kryesisht ndaj studentëve që kanë studiuar në gjuhën shqipe.

Muhamed Krasniqi, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Administratë

Që nga momenti i parë kur kam shkuar në atë Agjenci, kam vërejtur një anomali, nja paqartësi dhe një absurditet që është ligjor dhe diskriminues dhe që kryesisht e diskriminon komunitetin shqiptar, apo studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare shqipe. Nuk e di cilët janë arsyet dhe cilët mund të jenë përfitimet nga heshtjet që janë bërë përballë kësaj padrejtësie sistematikë ku që në fazën e parë të konkurimit dhe të aplikimit bëhet një padrejtësi në bazë të koeficientëve të universiteteve. Ky koeficient është shumë i madh. Nuk është simbolik”.

Tutje ai shpjegoi masat për të ndaluar diskriminimin e studentëve shqiptarë gjatë procesit të punësimit në administrate, ku sipas tij, zgjidhja më efektive është heqja e pengesës ligjore që ekziston në ligjin për nëpunës shtetëror. Ndërkoh kujtojmë se studentët shqiptarë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë më 6 prill, për të kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Me piknisje që nga Ura e Gurit duke iu drejtuar ministrisë së Drejtësisë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING