(VIDEO) Jep dorëheqje drejtori i spitalit të Tetovës

(VIDEO) Jep dorëheqje drejtori i spitalit të Tetovës

Drejtori i spitalit të Tetovës Pëllumb Vela njoftoi se për arsye personale, shëndetësore ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit. Ai tha se po ashtu ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë.

PËLLUMB VELA, DREJTOR I SPITALIT TË TETOVËS

“Të nderuar qytetarë të Tetovës, të dashur aktivistë të Aleancës për Shqiptarët! Ju njoftoj që sot për arsye personale-shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga posti U.D. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe të njejtën e kam deponuar në arkivin e Spitalit të Tetovës dhe në atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, kam deponuar dhe dorëheqen time në selinë e Aleancës për Shqiptarët dhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë”.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti lidhur me veprimin e Velës tha se dorëheqja vjen për shkaqe personale të Velës. Mexhiti dhe Vela janë bashkëpartiak, respektivisht të dy janë kuadro të Aleancës për Shqiptarët.

FATMIR MEXHITI MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Po është për shkaqe personale, ka dhënë dorëheqje. Normal, këto janë funksione… në neurologji thonë tranzitore e kuptoni. Edhe këta funksione janë tranzitore, nuk janë të përhershme, kështu që normal, dikush vjen, dikush për shkaqe personale….Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush kur, po mendoj se ka qenë për shkaqe personale”.

Pëllumb Vela u emërua drejtor në këtë institucion shëndetësor pas vendimit të ASH-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING