(VIDEO) Janevska: Vitin e ardhshëm do të rritet racioni ushqimor i studentëve

Kërkesa që u bë nga studentët, për rritje të racionit studentor nga 140 në 150 denarë duket se do të realizohet. Në zhvillimet e fundit, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se ekziston mundësia për rritjen e vlerës së racionit studentor për shkak të inflacionit, por kjo mund të bëhet vitin e ardhshëm.
MINISTRJA E ARSIMIT DHE SHKENCËS, VESNA JANEVSKA
‘’Sinqerisht shpresoj se ekziston një mundësi e tillë. Po, duhet të ketë një rregullim të ushqimit për studentë në përputhje me inflacionin, për vitin e ardhshëm po flasim. Për këtë vit, ata kërkuan zgjerim të kuotës, ne e zgjeruam kuotën. Deri tani për çdo gjë që kanë kërkuar u kemi dal në ndihmë dhe unë u falënderoj, sepse ata e pranojnë dhe e promovojnë këtë’’.
Ajo thekon se masa për rritjen e sasisë së racionit të studentëve të zbatohet vitin e ardhshëm, por siç thekson, nuk varet vetëm nga ajo, por dhe nga gjendja e buxhetit.
MINISTRJA E ARSIMIT DHE SHKENCËS, VESNA JANEVSKA
‘’Por që do të përkrahi kërkesat e tyre, kur të mëndoj se janë të justifikuara, këtë e kam thënë do ta mbaj fjalën dhe do të përkrahi kërkesat e tyre të justifikuara për sa kohë që jam ministre’’.
Gjithashtu, Vesna Janevska sot në Shkup së bashku me përfaqësues të Universitetit ‘’Goce Dellcev’’-Shtip, promovuan manualin për intelegjencën artificiale në arsim. /SHENJA/