(VIDEO) Janevska: Shitja e vauçerëve mbetet në ndërgjegjien e studentëve

(VIDEO) Janevska: Shitja e vauçerëve mbetet në ndërgjegjien e studentëve

LSDM akuzon qeverinë, si të paaftë që nuk dinë të organizojnë as masën më të thjeshtë, për vauçerët për pajisje elektronike për studentët e ciklit të parë të studimeve. Partia opozitare shton se së pari u dhanë vauçerë studentëve të rinj, pastaj ua anuluan, ku i ftuan të rinjtë të aplikonin, u dërguan konfirmime, madje ua lejuan edhe të tërheqin pajisje, që më pas t’u vijë një email se vauçeri nuk vlejti.

LIDHJA SOCIAL DEMOKRATE E MAQEDONISË (LSDM)

‘’Qeveria krijoi një situatë në të cilën për të rinjtë është e panjohur se çfarë do të ndodhë me studentët që tashmë kanë marrë pajisje me vauçerin e miratuar.Kush do të marrë tani përgjegjësinë për këtë kaos dhe këtë mashtrim? Askush nuk pa përfitim nga kjo qeveri. Nuk mund të jenë të rinjtë në Maqedoni ‘dëm kolateral’ i paaftësisë së DPMNE-së’’.

LSDM tha se të rinjtë meritojnë një shtet që funksionon, jo një shtet që shpërbëhet nga një masë e vetme me një faqe interneti.

Ndërkaq ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, sot u përgjigj në pyetjet për rastet kur studentët i shesin vauçerët për blerjen e pajisjeve elektronike, në vend që t’i përdorin për qëllimin e caktuar. Ku Janevska theksoi se projekti është një e drejtë e premtuar dhe e realizuar për studentët, por se Ministria nuk mund të merret me vendimet e tyre individuale.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

Ka studentë të zgjuar që në mënyra të ndryshme përpiqen disi ta lehtësojnë jetën e tyre. Ne nuk mund të merremi me këtë… Mbetet në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre të vendosin se çfarë do të bëjnë me vauçerët”.

Janevska kujtoi se 55 mijë studentë do të marrin nga 15.300 denarë për blerjen e pajisjeve elektronike. Thirrja është publikuar në portalin uslugi.gov.mk, dhe aplikimi zgjat më së voni deri më 20.12.2025. Ministrja i ftoi studentët të aplikojnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre. /SHENJA/

 

MARKETING