(VIDEO) Janevska: Përgatitëm ligj për tekstet që të mos na përsëritet skandali

(VIDEO) Janevska: Përgatitëm ligj për tekstet që të mos na përsëritet skandali

Ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska ka njoftuar se janë evidentuar probleme dhe mangësi në procesin e kontrollit të punës së universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë. Ajo në intervistën e të dielës për Radio Europa e Lirë  thotë se procesi ende nuk ka përfunduar, por gradualisht po konstatojnë parregullsi të njëpasnjëshme.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“ Ne kemi probleme në Universitetin ‘Apostoll Pavle’ dhe aty janë konstatuar parregullsi. Kishte një problem serioz në universitetin e Strugës, ku mbyllëm departamentin e shkencave mjekësore. Këto janë sërish procese të vazhdueshme që janë ende në fazën e analizës sepse Ligji për Inspektim Arsimor jep edhe udhëzime të caktuara se si të punohet. Për disa lëshime thuhet se duhet të hiqen brenda një afati të caktuar, pastaj Inspektorati Shtetëror Arsimor shkon të kontrollojë nëse janë hequr apo jo. Nëse nuk hiqen do të pasojnë disa penalitete dhe aktualisht në dy raste kemi të ashtuquajturat zgjidhje kur universiteti duhet të paguajë një gjobë”.

Janevska foli edhe për ligjir e ri për tekste shkollore për të cilin tha se janë munduar të përmirësojmë procesin e përgatitjes, miratimit dhe botimit të teksteve shkollore, në mënyrë që të mos vijmë më asnjëherë që më 1 shtator të mos kemi tekste shkollore.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Shpresoj sinqerisht se me zgjidhjen e re ligjore do të arrijmë edhe cilësi më të mirë të teksteve shkollore, përveç furnizimit me kohë. Edhe ministria nuk mund ta dijë se cilat dhe çfarë tekstesh shkollore mungojnë në secilën shkollë, nëqoftëse shkollat ​​nuk japin informacion. Në fund të çdo viti shkollor hapet sistem elektronik në të cilën shkollat ​​duhet të tregojnë se sa tekste shkolllore u mungojnë, që nënkupton se duhet t’i paraqesin të gjitha tekstet shkollore të dëmtuara të vitit paraparakë. “Sa tekste shkollore kanë paraqitur, aq tekste shtypen dhe blihen”

Për tekstet shkollore të grisura, Janevska sërish sqaroi se problem shtesë të cilën e kumtoi një komunë është se shkollat, duke dashur t’i mbrojnë qytetarët që të paguajnë 10 deri në 70 për qind të çmimit gjatë kthimit të teksteve shkollore të dëmtuara, nuk i kanë paraqitur.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING