(VIDEO) Janevska: Nuk jemi kundrështarë me botën akademike, bashkëpunojmë ngushtë

(VIDEO) Janevska: Nuk jemi kundrështarë me botën akademike, bashkëpunojmë ngushtë

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është palë kundërshtare e bashkësisë akademike, përkundrazi, në bashkëpunim me universitetet synon ta përfundojë Ligjin për Arsimin e Lartë. Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, para fillimit të debatit të katërt publik, i cili u mbajt sot në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ministrja theksoi edhe një herë se gjithçka që grupi i punës e konsideron të pranueshme do të përfshihet në versionin e ri të Ligjit, i cili më pas do të ripostohet në ENER për disa ditë.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

Ditët e fundit kemi dëgjuar dezinformata dhe gënjeshtra se studimet me kohë të pjesshme po hiqen, se shteti nuk financon botimin e punimeve kërkimore shkencore dhe të tjera. Gënjeshtrat dhe dezinformatat, supozoj, duhet të jenë në dëm të ministrit ose partisë, por në thelb ato janë në dëm të shtetit dhe të rinjve që jetojnë në të, dhe unë apeloj që kjo të ndalet, sepse ne jemi të hapur për çdo kritikë konstruktive. Dhe gjithçka që ne e konsiderojmë të jetë në rregull do të përfshihet në ligj”.

Ndërkaq, dekani i Fakulteteve të Arteve Dramatike në kuadër të Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, Besfort Idrizi, deklaroi se ata formuan një grup punues ku u morën me këtë projekt ligj dhe thekson se dolën me një dokument voluminoz ku janë të shkruara të gjitha vërejtjet që i kanë ndaj këtij propozim ligji. Ai veçoi anatominë ku tha se flitet për autonominë por në të vëretë më poshtë nëpër nenet e veçanta ajo autonomi thyhet.

Besfort Idrizi, dekan i fakulteteve të arteve dramatike

Nëse do duhet të veçoj diçka, atëher do ta kisha veçuar autonominë e fakultetit apo autonominë e Universitetit dhe autonominë në përgjithësi në arsimin e lartë, edhe pse në këtë propozim ligj në mënyrë deklarative thuhet autonomia, flitet për autonominë por në të vëretë më poshtë nëpër nenet e veçanta ajo anotomi thyhet, dhe nga ana tjetër meqë jemi fakultet i arteve, artet si një veçanti apo si një specifikë të cilën e përmbajnë vetën, nuk janë shumë të mara parasyshë dhe vjen ndesh me rregullat dhe ato gjëra të cilat kërkohen nga ne si, qoftë si fakultet po ashtu edhe si krijues i artistëve të ardhshëm”.

Ndërkohë, lidhur me debatin me universitetet private, ministrja tha se ai ishte konstruktiv dhe se ata ranë dakord për pothuajse gjithçka. Ndërsa e pyetur për mundësinë e arsimit të lartë falas, ajo shpjegoi se të gjitha kategoritë e studentëve që duhet ta kenë atë tashmë e kanë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING