(VIDEO) Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

(VIDEO) Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

Mbi 13 mijë është numri i nxënësve që aktualisht ndjekin arsimin dual në Maqedoninë e Veriut. Në panel -diskutimin e përbashkët të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Oda Ekonomike, numri një i arsimit, Vesna Janevska tha se arsimi dual si projekt u ndihmon bizneseve sepse janë ata që përballen me mungesë kuadri dhe ky projekt sipas saj ndihmon në krijimin e kuadrove profesional dhe forcës punëtore.

Sipas Janevskës, arsimi dual si projekt po rritet në vazhdimsi, si në aspekt të numrit të nxënësve po edhe kompanive që janë të kyçura në këtë projekt.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

Paralelet duale janë tregues i fuqishëm i avancimit të këtij procesi në arsim. Numri i kompanive është në rritje. Do ju rikujtoj se numri i kompanive të kyçura në këtë proces është një nga indikatorët e agjendës reformuese, e kemi arritur po edhe e kemi tejkaluar, jo pse është pjesë e agjendës reformuese, por sepse është e nevojshme për vendin tonë. U nevojitet kompanive tona. Këtë e arritëm me ndihmën e sektorit të biznesit”.

Kreu i Odës Ekonomike, Branko Azeski tha se në të kaluarën ka pasur hamendje nga bizneset për këtë projekt, por shtoi se deri më tani është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Azeski deklaroi se si odë, kanë krijuar strategji për implementim edhe më të mirë të projektit në të ardhmen. Të gjithë projektin, Azeski e ndërlidhi me një dozë nga ironia politike që e ka ndjekur odën ndër vite.

BRANKO AZESKI, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE

Është projekt që është implementuar në mënyrë të përkryer. Herën e parë ishte në vitin 2005-së, na thanë se jemi Odë e oligarkëve, doli që këtu skishte oligark, pastaj na thanë Odë e kompanive të mëdha, por doli që ka edhe kompani të vogla, në 2009-tën na than se skemi qëndrim, botuam 5 libra dhe dhamë përgjigje për çdo pyetje, na thanë edhe komunista, e tani kur po bashkëpunojmë me VMRO-në, nuk jemi komunista, do të përfundojmë si nacionalist. Ndamë 3.4 milion euro për arsimin dual, e përmbyllëm edhe si proces arsimin dual por, kemi edhe koncept se si do të veprojmë për gjithçka në shtet”.

Deri më tani arsimin dual si projekt e implementojnë 900 kompani në 14 sektorë të ndryshëm me 1500 mentor të certifikuar.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING