(VIDEO) Janeva nuk heq dorë nga ndryshimet e ligjit për arsim të lartë

(VIDEO) Janeva nuk heq dorë nga ndryshimet e ligjit për arsim të lartë

MARKETING

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe grupi punues kanë mbledhur të gjitha vërejtjet dhe të premten draft-ligji i përmirësuar për Аrsim të Lartë do të publikohet në ener, pavarësisht faktit se Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe numër i madh i universiteteve publike janë kundër këtij draft-ligji.

MARKETING

Sample Image

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska e pyetur nga TV Shenja tha se ligji tashmë është plotësuar dhe pritet që brenda javës së ardhshme të jetë në procedurë qeveritare.

VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

Në shumë nene, ligji është plotësuar dhe ndryshuar sipas kërkesave korrekte të institucioneve. Pres që deri të premten të publikohet në ener, ku do të qëndrojë për 2-3 ditë edhe pse për një gjë të tillë nuk obligohemi ligjërisht, por siç edhe kemi premtuar do të veprojmë dhe më pas ligji do të jetë në procedurë qeveritare”.

Kundër draftligjit fillestar të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës zërin e ngritën numër i madh i universiteteve, të cilët shqetësimet e tyre i ngritën në debatet publike të organizara për këtë ligj po edhe përmes nënshkrimit të peticionit të përbashkët.

Sipas universiteteve, ligji cenon autonominë e tyre dhe rrezikon mbylljen e drejtimeve po edhe vet universiteteve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING