(VIDEO) ISHP: Duhani, mbipesha dhe alkooli faktorët për sëmundjet malinje

(VIDEO) ISHP: Duhani, mbipesha dhe alkooli faktorët për sëmundjet malinje

MARKETING

Me rastin e Ditës Botërore të Luftës kundër Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik rikujtojnë se duhanpirja përfaqëson një faktor të rëndësishëm rreziku për sëmundjet malinje, veçanërisht për kancerin e mushkërive. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, shkaku kryesor i vdekshmërisë në vend gjatë viteve 2023 dhe 2024 janë neoplazitë malinje të bronkeve dhe mushkërive.

MARKETING

Sample Image

Përveç përdorimit të duhanit, faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet malinje janë edhe mbipesha, konsumimi i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja jo e shëndetshme.

Instituti i Shëndetit Publik

Numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga neoplazitë malinje në vitin 2024 është 3.958, prej të cilëve 2.325 janë meshkuj dhe 1.633 femra. Në të njëjtin vit, numri i të vdekurve nga neoplazitë në moshë mbi 65 vjeç është pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me ata deri në moshën 64 vjeç”.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se çdo vdekje e katërt në Maqedoninë e Veriut shkaktohet nga kanceri, shkaku i dytë kryesor i vdekjes pas sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Ata thonë se Burrat preken më seriozisht nga ky kërcënim – shkaku më i zakonshëm i vdekjes midis tyre është kanceri i bronkeve dhe mushkërive. Popullsia e moshuar është më e goditura.

Ky trend alarmues nxjerr në pah nevojën për parandalim sistematik, kontrolle të rregullta dhe akses të përmirësuar në shërbimet shëndetësore. Dita Botërore e Kancerit, e cila festohet më 4 shkurt, ofron një thirrje globale për veprim: me diagnozë në kohë dhe ndryshime në zakonet e jetesës, shumë nga këto tragjedi mund të parandalohen.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING