(VIDEO) ISHP: 46% më shumë të prekur nga gripi se vitin e kaluar
Për një javë janë shënuar 2032 raste të reja me grip. Kështu bëjnë me dije nga Instituti për Shëndet Publik. Megjithatë siç thonë ata ky numër është për 11,2 % më i ulët se një javë më herët. Por, krahasuar me një vit më parë, në të njejtën periudhë, sivjet ka më shumë raste të paraqitura me grip.
Instituti për Shëndet Publik
“Krahasuar me të njëjtën javë të sezonit të kaluar, numri i personave të prekur është rritur me 46 përqind, ndërsa krahasuar me mesataren e 15 sezoneve të fundit është ulur me 6.9 përqind. Incidenca është mbi pragun për aktivitet të mesëm”.
Më shumë të sëmurë sipas ISHP-së janë të moshës nga 15 deri në 64 vjet, kurse incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët deri në 4 vjet.
Instituti për Shëndet Publik
“Sa i përket moshës, 1 274 persona kanë qenë të moshës 15-64 vjet. Gjithësej 279 ishin fëmijë të moshës deri në 4 vjet, 266 të moshës mbi 65 vjet, kurse 243 ishin fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjet”.
Numri më i madh i rasteve me grip është evidentuar në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir dhe Kumanovë. Ndërsa aktivitet shumë të lartë i gripit sipas ISHP-së është vërejtur në Dibër, Ohër, Shën Nikollë dhe Kavadar.
Qënga fillimi i sezonës janë regjistruar gjithsëej 8 209 raste me grip, që është dyfishi më shumë se vjet, si dhe janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Të vaksinuar nga gripi deri tani janë 79.078 persona.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

