(VIDEO) Ish-prokurores speciale Katica Janevës i hiqet liria e pjeshme, nuk shkonte në punë

Ish prokurorja speciale Katica Janeva nuk do të mund ta shfrytëzojë të drejtën e të ashtuquajtërës liri të pjesshme, kjo pasi Drjetoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka hasur në parregullsi për lirimin e saj me kusht që i’a kishte dhënë para pesë muajve. Janeva nuk është gjetur në punë në zyrën e avokatisë të djalit të saj, ku nisi të punonte disa muaj më parë.
MARKETING
Zyrtarë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, pas marrjes së informacionit, kanë kontrolluar zyrën dhe kan konstatuar se ajo ishte e mbyllur dhe Janeva është kthyer menjëherë në burgun e Idrizovëz.
Drejtori i Drejtorisë për Ekzaminimin e Sanksionee u tha mediave se Janeva ka qenë e detyruar të informojë për mosparaqitjen eventuale në zyrën e avokatisë. Pas kryerjes së procesverbalit, Janeva nuk mund ta shfrytëzojë më lirinë e pjesshme. Sipas tij, ajo ka të drejtë përsëri të kërkojë lirinë e pjesshme, por duke pasur parasyshë se e ka thyer rregullin, drejtori thotë se nuk do të lejohet më.
Janeva këtë privilegj e pati marrë pasi e ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, gati pesë vjet nga shtatë gjithsej.
Më saktësisht, ajo ishte arrestuar si e dyshuar në rastin “Zhvatja” më 21 gusht 2019, pas së cilës ishte në paraburgim dhe pas aktgjykimit me 7 vite burg, ajo u zhvendos në burgun e Idrizovës.
Janeva u dënua me shtatë vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar si prokurore publike speciale në aferën “Zhvatja”.
Janeva, para se të përfitonte lirinë e pjesshme ka punuar edhe si bibliotekiste në burgun e Idrizovës dhe shfrytëzon beneficione tjera që i ofron sistemi i burgjeve.
Aktgjykimi për rastin “Zhvatja” është shqiptuar më 18 qershor 2020. Janeva u dërgua në burgun e Idrizovës më 23 korrik 2021.
Linda Ebibi /SHENJA/