(VIDEO) Ish kryetari Koçanit: Kam kërkuar që të mos i jepet licenca diskotekës “Puls”

(VIDEO) Ish kryetari Koçanit: Kam kërkuar që të mos i jepet licenca diskotekës “Puls”

Ish kryetari i komunës së Koçanit në seancën e sotme për tragjedinë në diskotekën “Pulse” zbuloi se në tetor 2012-tës, përpara se diskoteka të fillonte zyrtarisht punën, ai i dërgoi letër Ministrisë së Ekonomisë duke kërkuar informacion në lidhje me lejen e objektit “Pulse” dhe se kurrë nuk i është kthyer përgjigje.

Ratko Dimitrovski, ish kryetar i Koçanit

“E them me përgjegjësi, se nuk kam asnjë faj për këtë rast dhe do ta vërtetoj këtë gjatë procesit, ndërsa para të gjithëve këtu them se ju premtoj se as unë dhe as mbrojtja ime në asnjë rast, nuk do të ndërmerret asnjë veprim për ta anuluar ose prolonguar procedurën gjyqësore”.

Ndërsa Lupço Papazov, i cili ishte kryetar kur ndodhi ky rast, deklaroi se në ditën kritike ai mobilizoi administratën komunale dhe veten për t’u vënë në dispozicion të shërbimeve kompetente, dhe nga perspektiva njerëzore dha dorëheqjen për arsye morale.

Lupço Papazov, ish kryetar i komunës së Koçanit

“Duke i’u bashkuar fjalës hyrëse të avokatit tim mbrojtës, dua të deklaroj se në këtë sallë gjyqi do të paraqiten shumë argumente dhe fakte që mund të mos i pëlqejnë disave, por do të jenë hapi i parë ose sinjali i parë se jeni në rrugën e duhur drejt përcaktimit të së vërtetës”.

Mbrojtja e inspektorëve të ndërtimit të akuzuar në rastin “Pulse” në fjalët e tyre hyrëse thanë se “shkaku i tragjedisë nuk ishte për shkak të defekteve të ndërtimit në strukturën e objektit” dhe se inspektorët “nuk mund të kishin vepruar sepse nuk kishte raport ose urdhër për mbikëqyrje inspektuese”. Dhjetëra telefonat celularë dhe laptopi që u gjetën në qelinë e të akuzuarit Xhevair Kamberi në burgun e Shutkës, ku ai po qëndron në paraburgim, nuk ishin të tijat. Kështu tha avokati i tij Naser Raufi, pas vërejtjes së gjykatëses Diana Gruevska-Ilievska që ja dha seancën e  kaluar të akuzuarit, e cila tha se 13 telefona celularë dhe një laptop u gjetën në qelinë e Kamberit. Sipas Raufit, pronari i telefonave dhe kompjuterit vetë është paraqitur dhe e ka pranuar se janë të tijat.

Në nisje të seancës së sotme, para sallës ku po zvillohet gjykimi për Koçanin në Idrizovë, nga familjarëve të viktimave të tragjedisë, u vendos një transparent në të cilin ishin të vendosura fotografitë e të rinjëve që kanë ndërruar jetë natën e kobshmem dhe nën to qëndronte mbishkrimi “16.03.2025 – 63 hije do ju ndjekin- çdo shikim kërkon drejtësi”. Transprarenti u vendos i kthyer me pamje nga parking, prej ku vinin të akuzuarit.

Në seancën e  kaluar të gjithë 35 të akuzuarit u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, kurse tre subjektet juridike të akuzuara e hodhën poshtë aktakuzën.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING