(VIDEO) Iseni: Do të garantojmë mbarëvajtjen të protestës së UÇK-së
Në emisionin “Debat në Shenja”, i ftuari i radhës ka qenë zëvendësministri i Brendshëm, Astrit Iseni. Iseni u shpreh se përgatitjet për protestën që pritet të mbahet në Shkup më 13 dhjetor janë duke u zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore. Ai sqaroi se MPB po merr masat e duhura për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjes dhe për të ruajtur sigurinë publike. Iseni gjithashtu dha sqarime për veteranët e UCK-së, të cilët priten të vijnë në protestë dhe garancës se ata nuk do të arrestohen nëse kanë fletarrest nga Serbia. “Garancë do të ketë atëherë kur protestat do të rrjedhin të qetë dhe do të rrjedhin në atë nivel ku do të tregohet një qytetari e lartë”, ka deklaruar Iseni.
ASTRIT ISENI-ZV MINISTR I MPB-së
‘’MPB nuk do të ketë as reagime, ne jemi për ti siguruar ata, për t’ju krijuar kushtet komode, jemi që ata të mbajnë protestën në atë formën më të mirë të mundur, se dihet që ndonjëherë protesta mund të eskalojnë, MPB nuk mund të jep garanc, ngase për policinë garanci është ligji. Ne duhet të gjithë ta respektojmë ligjin në suazë të asaj që është shkruar. Kjo problematik është e kamotshme, dhe besoj që kjo qeverisje, ndoshta jo në atë formatin e shkruar, por në formatin verbal ka një vullnet, për të gjet edhe zgjidhjen e këtyre rasteve të cilët kërkohen edhe prej Interpolit, kanë fletarreste”.
Ndërkaq Iseni pati rastin të flet dhe për projektin ‘’Safe City’’ ku vet ai e përgëzon këtë dhe tha se ata kanë planifikuar në fillim periudha testuese të jetë një muaj, por sipas gjitha gjasave kjo periudhë testuese do të zgjasë edhe një muaj shtesë.
ASTRIT ISENI-ZV MINISTR I MPB-së
“Dhe, planifikojmë që diku të fillojë implementimin me 1 shkurt 2026. Ambiciet e MPB-së, janë që ky sistem i Safe City të shtrihet në të gjithë territorin e RMV-së dhe njashtu mendojmë se ky sistem duhet të shtrihet në çdo rrugë, çdo rrugicë që këtë siguri ta ndjejë çdo qytetar”
Iseni u shpreh se ata punojnë edhe në modifikimin e kamerave, sepse siç tha ai qëllimi nuk është vetëm se të pozicionojnë kamera, por edhe të përpunohen ato që të regjistrohet çdo vepër e mundshme penale.
/SHENJA/

