(VIDEO) Irani zotohet se do të vazhdojë sulmet derisa Izraeli të “pendohet” për veprimet e tij

Irani ka vazhduar sot sulmet ndaj Iraelit në përpjekje për t’u hakmarrë pasi që në orët e para të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objektet bërthamore dhe raketore dhe duke vrarë mbi 104 persona, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë dhe shumë civilë. Irani është duke u përgjigj me raketa balistike që shënjestruan disa zona në të gjithë Izraelin, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur mbi 170 të tjerë.
MARKETING
Auoritetet iraniane njoftuan sot se rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran.
Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi, ka deklaruar se Irani do të vazhdojë operacionet ushtarake derisa Izraeli të pendohet për veprimet e tij.
Ndërsa, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të rëndë” nëse Irani vazhdon me sulmet e tij raketore.
Ushtria izraelite është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha të shtunën kreu i Forcave Mbrojtëse të Izraelit.
Ndërkohë, konflikti Iran-Izrael ka lënë në hije fushatën e vrasjeve të përditshme izraelite në Gaza. Është raportuar se të paktën 15 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme civilësh që prisnin ndihmë ushqimore pranë një qendre të shpërndarjes së ushqimit në Rripin e Gazës qendrore. /SHENJA/