(VIDEO) Interpelanca e kryeprokurorit më 29 korrik

(VIDEO) Interpelanca e kryeprokurorit më 29 korrik

Interpelanca mbi punën e Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevskit, në Kuvend do të jetë më 29 korrik, një ditë para se deputetët të shkojnë në pushime. Këtë interpelancë e kishte parashtruar Levica në fund të qershorit të këtij vitit për shkak të, siç u tha nga partia, mosfunksionimit dhe ndikimeve politike në punën e Prokurorisë Publike.

Ndërkohë prokurori publik u ka dërguar deputetëve një letër, që ka të bëjë pikërisht me interpelancën. Përmes një shkrimi të gjatë dhe të ndarë në disa pika, e në disa çështje të diskutueshme së fundmi, Kocevski thotë se interpelanca e parashtruar, nuk është e lejuar me ligj. Poashtu sipas tij, fakti që pa asnjë argument partia kërkon përgjegjësi, tregon se kjo interpelancë është politike dhe jo një instrument i bazuar në ligj.

Ljupço Kocevski, prokuror publik

Procedura për përgjegjësinë e prokurorit publik e RMV-së, është e rregulluar me Ligjin për Prokuri Publike dhe nuk parashikon mundësinë e përgjegjësisë politike siç është interpelanca. Kjo bëhet me qëllim të garantimit të funksionit të prokurorit publik i cili drejton një organ të vetëm dhe të pavarur, të pavarur në veprimet dhe vendimet e tij. Pavarësisht kësaj, interpelanca trajtohet si çdo procedurë tjetër për llogaridhënien e një funksionari politik”.

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për shkarkimin Ljupço Kocevskit pushoi pas tragjedisë që ndodhi në Koçan, nën arsyetimin se Kocevski ishte në krye të hetimeve për këtë rast. Nga opozita kanë akuzuar se mos shkarkimi i Kocevskit ka të bëjë me faktin se ai po i mbron funksionarët aktual të VMRO-së, nga përgjegjësia për tragjedinë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING