(VIDEO) Integrimet, RMV mori këstin e parë të ndihmës nga BE-ja

(VIDEO) Integrimet, RMV mori këstin e parë të ndihmës nga BE-ja

Maqedonia e Veriut ka marrë mjete financiare nga BE-ja, në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor. Rreth 2.3 milionë euro vendi ka përfituar si ndihmë të pakthyeshme. Ndërsa veç saj, vendi ka marrë edhe 3.7 milionë euro, që përfaqëson pjesën e mbetur të huamarrjes të dedikuar për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore. Ndërsa në këtë shumë nuk janë përfshirë rreth 3.6 milionë euro, të cilat janë të dedikuara për shlyerjen e një pjese të mjeteve të cilat shteti i ka arkëtuar më parë si parafinancim.

MINISTRIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Kërkesa për përfitimin e këtyre mjeteve përfshinte reformat në fushën e menaxhimit të financave publike, në fushën energjetike, në fushën e mjedisit të biznesit dhe në fushën e sundimit të ligjit ku u parashikuan masa për plotësimin e rregullt të pozicioneve të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë në përputhje me projeksionet afatgjata të këshillave kompetent”.

Komisionit Evropian ka vlerësuar se në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, janë realizuar dy hapa, gjegjësisht 40 për qind të realizimit të hapave, ndërsa për hapat e mbetur, Komisioni konstatoi se nuk janë realizuar plotësisht dhe për to është paraparë periudhë shtesë deri në 24 muaj, përkatësisht deri në muajin dhjetor të vitit 2026.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING