(VIDEO) Inspektorët në terren, javën e kaluar 20 dënime për ndotësit e ajrit

(VIDEO) Inspektorët në terren, javën e kaluar 20 dënime për ndotësit e ajrit

Qyteti i Shkupit njofton se Inspektorët e Qytetit të Shkupit vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara inspektuese në terren 24 orë,  të cilat për qëllim kanë uljen e ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit. Ata theksuan se po shqiptohen dënime për të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin, ndotin mjedisin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Vetëm gjatë javës së kaluar njoftuan se janë shqiptuar 20 dënime.

Përveç Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, ata thanë se, në qytet janë gjithsej 14 institucione tjera që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në rast të ndotjes së mjedisit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve.

Qyteti i Shkupit

“Gjatë javës së kaluar, inspektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë shqiptuar gjoba për më shumë se 20 autorë dhe çdo javë janë shqiptuar mesatarisht nga 20 deri në 30 sanksione”.

Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka ngritur disa kallëzime penale për hedhjen dhe djegien e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor dhe ka shqiptuar gjoba nga 9 deri në 100 mijë euro për persona juridikë dhe gjoba përkatëse ndaj personave fizik, te të cilët është konstatuar se krijojnë deponi ilegale, i djegin  mbeturinat dhe e shkelin ligjin.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ata theksuan se Qyteti i Shkupit po zbaton masa specifike gjatë gjithë vitit, gjegjësisht jepen subvencione për inverterë, biçikleta, pastrim oxhaqesh, ndërrim të kulmeve nga azbesti. Po ashtu, theksuan se bëhet pastrimi i shpeshtë mekanik i rrugëve dhe trotuareve në kompetencë të qytetit dhe larja e tyre kur e lejojnë kushtet atmosferike, në përputhje me afatet ligjore.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING