(VIDEO) Inspektorët “e Danellës” donin ta konfiskonin kamionët “E Ganiut”

(VIDEO) Inspektorët “e Danellës” donin ta konfiskonin kamionët “E Ganiut”

Ky kamion erdhi për t’i mbledhur mbeturinat që janë hudhur përreth kontinjerëve, por u kthye bosh. Kjo për shkak se është ndaluar nga inspektorët e Higjenës Komunale, të cilët madje me asistencë të policisë kanë tentuar të njëjtin ta konfiskojnë. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, organizoi një konference të jashtëzakonshme, i mbështetur nga disa të punësuar. Ai e akuzoi drejtpërdrejt drejtorin e ndërmarrjes, kuadër i BDI-së dhe qytetin e Shkupit, se po veprojnë me inate politike, ndërsa tha se ata si komunë, kanë angazhuar kompani private për t’i pastruar mbeturinat që janë përreth kontinjerëve, gjë që sipas tij, ndërmarrja komunale nuk e bënë.

MARKETING

VISAR GANIU, KRYETAR I ÇAIRIT

Ne këtu jemi grumbulluar për shkak se nuk duhet të luhet me fatin e popullit. Kjo tani më është tendencë politike, këtë e them me plot bindje, për shkak se ndërmarrjen kuadër i BDI-së, i cili njëherë prej 530 kontinjerëve , shportave, e kanë ulur numrin në 320, që të jepet pasqyrë sa më e keqe për Çairin. Edhe e dyta, edhe atë pun të cilët ata e kanë për detyrë, ne e marrim për sipër dhe qytetari jon e paguan për së dyti taksa për këtë shërbim, d.m.th edhe këtë nuk na lejojnë. Kjo është e them me plot bindje, është me direktivë që i adresohet komunës së Çairit”.

Ganiu tha se qytetarët nuk mund të jenë viktimë e pazareve politike, dhe shtoi se nuk do të lejojnë që ambicia për kontroll të ndotë hapësirat publike. Kreu i Çairit ju bëri thirrje institucioneve që të mos siç tha, detyrojnë të ndërmarrim masa të padëshiruara – përfshirë thirrjen për mosbindje qytetare ndaj një sistemi që pengon pastrimin e qytetit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING