(VIDEO) Inspektorët 6 muaj pa rroga, kryeministri akuzon opozitën

(VIDEO) Inspektorët 6 muaj pa rroga, kryeministri akuzon opozitën

Edhe pse janë bërë gati gjysmë viti, të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin Gjuhëve ende vazhdojnë të mbetën pa rroga. Për këtë çështje ka folur sot kryeminsitri, Hristijan Mickoski, i cili për gjithë këtë situatë fajin e hedh tek opozita, pasi sipas tij, ata nuk e votojnë ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve, i cili parasheh heqjen e statusit juridik të Inspektoratit.

MARKETING

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Atë që e bën opozita në Kuvend, është me të vërtet e pa precedentë, sepse këto njerëz 6 muaj nuk munden të marrin rroga. Propozimi ynë është që për ato njerëz, në përputhje me ndryshimet e ligjit, të cilën ata e kanë votuar atëherë, ta dërzojnë në ministrinë e Drejtësisë, që të mundet ministri i Drejtësisë të nënshkruaj rroga për 6 muajt e kaluar”.

Më pas, Mickoski thotë se mënjëherë duhet filluar procedura për të votuar ndryshime në ligj tjetër, ku ky Inspektorat, ai tha se do të jetë organ në përbërje të Agjencisë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Sepse Agjencia është ajo që krijon politika rreth përdorimin të gjuhës shqipe, ndërsa ky Inspektorat duhet të zbatojë, don të thotë të kontrollojë se nëse ata politika po zbatohen. Por, në këtë momentë është shumë e rëndësishme, të gjithë së bashku, pa politizim, ti votojmë këto dy ligje, që të mund njerëzit të marrin rroga”.

Kujtojmë se të punësuarit në këtë Inspektorat nuk kanë marrë paga për gati 6 muaj. Ata madje disa ditë më parë mbajtën edhe një konferencë për media, nga ku thanë se përveç pagave ata kanë mbetur edhe pa sigurim shëndetësor.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING