(VIDEO) Infermierja dh’unon foshnjën, ministri paralajmëron masa, BDI kërkon përgjegjësi

Këto pamje që po shihen, janë të një foshnjes hiç më shumë se tre muajshe, ku prindërit e kishin dërguar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve për tu shëruar, ndërsa foshnja ishte ajo që më së shumti e pësoi, nga një motër medicinale e punsuar aty, e cila në vend se ta shëron, e ka goditur foshnjen duke i shkaktuar shenja dhune në trup, me të vetmen arsye, se e ëma nuk din të flasë gjuhën maqedone. Pamjet trondise të publikuara në Portali X, bëri që mënjëherë të reagojë Ministri I Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili mbajti edhe një press konferencë të jashtëzakonshme. Pasi fëmija ishte lëshuar në shtëpi, Taravari nga Spitali shkoi dhe e vizitoi foshnjen për të parë gjendjen shëndetësore të saj, nga ku tha se nëse ky rast është i vërtetë kjo infermiere do të pushohet menjëherë nga puna dhe siç tha, ai personalisht do të kujdesem që ky rastë t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë.
MARKETING
ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Mënjeherë shkova në Klinikën e Pediatrisë, e thirra edhe drejtorin u takuam, biseduam, të gjithë pacientët janë të rëndësishëm, por posaçërishtë të rëndësishëm janë fëmijët. Pasi që fëmija ishte lëshuar në shtëpi, sot un vendosa së bashku me drejtorin të vim në shtëpi, të shohim gjendjen e fëmijës, e pash edhe personalishtë edhe me drejtorin biseduam, prej nesër duhet të ulet një komision mënjeherë të merren masa, ose të ndëshkohen të gjithë puntorët, të cilët nuk sjellën mirë, apo bëjnë gabime gjatë trajtimit të pacientëve”.
Për këtë rastë kanë reagur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ata kërkojnë dorheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtorit të Klinikës së sapo emëruar, Rexhep Memedit.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Dhuna e konstatuar fizike skandaloze ndaj një foshnje shqiptare 3 muajshe për motive etnike nga personeli mjekësor në Klinikën e Fëmijëve është e papranueshme, jonjerëzore dhe vjen si pasojë e impotencës politike të humbësve të zgjedhjeve që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për shkaktuesit e dhunës dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve pa legjimitetin etnik në ministrinë e shëndetësisë dhe në klinikën për fëmijë.Pamjet e djeshme të një foshnje përplot me shenja dhune tmerruan opinionin publik dhe dorëheqja dhe përgjegjësia nuk duhet të vonojë as një orë të vetme”.
Ndërkaq, nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, informojnë se janë ndërmarrë masat për rastin e foshnjes 3 muajshe dhe deklarojnë se do ketë përgjegjësi.
Samir Mustafa /SHENJA/