(VIDEO) Industria e mishit ankohet se këtë vit ka rënie të fitimit nga 20-40%

(VIDEO) Industria e mishit ankohet se këtë vit ka rënie të fitimit nga 20-40%

Industria e mishit ankohet se këtë vit ka rënie të fitimit nga 20-40%. Kjo për shkak se sipas tyre, prodhuesit dhe kompanitë e kësaj industrie për blerjen e lëndëve të para paguajnë 25-35% doganë, kurse produktet nga vendet fqinje në vend hyjnë me 0% doganë. Kjo sipas kryetarit të Odës Ekonomike Vasko Ristoski, është pasoj e iniciativës Ballkani i Hapur, mirëpo siç thekson ai, po dëmtohen kompanitë vendase të cilat, shton Ristoski jo vetëm që kanë ardhur në situatë t’i mbyllin kompanitë por edhe të mendojnë të shpërngulen nga vendi.

 Vasko Ristoski, Oda Ekonomike

“Produktet e gatshme nga jashtë hyjnë me 0% detyrime doganore, kurse ato vendore gjatë importit të lëndëve të para paguajnë nga 25-35% doganë për lëndët e para. Vendet përreth nuk kanë doganë, përveç Serbisë e cila e ka 8%, pra detyrim ligjor drastikisht më të vogël nga ajo tek ne, kuse në princip konkurenca më e madhe vjen pikërisht nga ky vend”.

Prodhuesit  e mishit madje ankohen se produktet e importuara nga jashtë kanë sasi të fosfatit mbi të lejuarën dhe si të tilla qarkullojnë në tregun e lirë, kurse kompanitë vendore janë ato që më së shumti marrin denime.

Goce Trajçev Kryetar i Grupacionit për prodhim të mishit

“Prodhuesit dhe kompanitë vendore  vetëm marrin ndalesa për prodhimn, marrin denime, kurse produktet e importuara që lëshohen në qarkullim të lirë edhe pse kanë prani të fosfatit dhe polifosfatit mbi kufijtë e lejuar, lihen të lira për qarkullim. Ne si kompani vendore që kontribojmë në buxhet direkt dhe indirekt në shtet, pyesim ‘Kë po e mbrojnë institucionet tona?’, prodhimin vendor apo kompanitë importuese”.

Kërkesa e tyre është që të ketë  ndryshime urgjente  në rregullativën ligjore, në mënyrë që kjo industri të dalë nga kollapsi.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING