(VIDEO) Incident Ndëretnik: Reagime nga opozita dhe pushteti

Fillimi i shtatorit solli gëzim dhe emocione në fytyrat e mijëra nxënësve shqiptarë – buzëqeshje, përqafime dhe shpresë për një vit të ri shkollor të mbushur me suksese. Por kjo atmosferë festive nuk zgjati shumë, pasi në qytetin e Tetovës, një incident tronditës prishi qetësinë dhe sigurinë e komunitetit shkollor. Dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike u bënë viktima të një sulmi brutal nga mbi 20 anëtarë të një grupi të tifozëve maqedonas të ashtuquajtur “Vojvodët”.
Ngjarja shkaktoi reagime të forta në opinionin publik dhe nuk vonuan as reagimet nga partitë politike shqiptare, të cilët këtë incident e cilësojnë si një akt të papranueshëm që rrezikon bashkëjetesën ndëretnike dhe sigurinë e nxënësve në institucione arsimore.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë reagim të menjëhershëm nga organet kompetente dhe masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Ky është një akt barbar, i rrezikshëm dhe i papranueshëm, që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë në Tetovë dhe për marrëdhëniet ndëretnike në vend. Kërkojmë me urgjencë nga organet e rendit dhe drejtësisë që brenda orëve të ardhshme të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët e këtij sulmi. Çdo vonesë është e barabartë me nxitje të dhunës dhe dëm të sigurisë publike”.
Në një vijë qendron edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili thotë se ata janë sulmuar dhe rrahur me të vetmen arsye, e ajo është sipas tij, vetëm pse janë shqiptarë.
ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Në Tetovë janë sulmuar verbalisht dhe më pas janë rrahur dy të rinj shqiptarë sepse sipas agresorëve bëjnë problem që janë shqiptarë. Përveçse dënoj këtë krim, përveçse kërkoj zgjidhje ligjore urgjente, apeloj në të gjithë insitucionet ndërkombëtare të tregojnë vëmendje në mbrotje të popullit tonë që aktualisht është i përndjekur dhe i pambrojtur në këtë shtet!”.
Ndërkaq, për këtë ngjarje janë pronucuar edhe zyrtarët shtetëror. Edhe kryeministri, Hristijan Mickoski, e dënoi këtë incident dhe bëri apel që organet e drejtësisë të veprojnë menjëherë.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Absulitishtë i dënoi ata incidente, absulishtë i dënoi të gjitha këto sulme fizike, pa dallim se kush i shkakton dhe si i shkaton dhe ajo që për mua është me rëndësi që Ministria e Punëve të Brendshme të veprojë mënjëherë dhe ti zbulojë autorët dhe ata autor të njejtë, pa dallim se për kë bëhet fjalë, të dalin para organeve të drejtësisë”.
Ndërkoh, zv/kryeminstri, Izet Mexhiti, tha se tani më janë privuar nga liria tifozët maqedonas që sulmuan nxënësit shqiptarë në Tetovë.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Veç se janë marrë masa, d.m.th isha në kontakt të vazhdueshëm edhe me organet e rendit, janë privuar nga liria, i dënojë këto raste. Bëjë apel që të gjithë të jen në nivel të përgjegjësisë, i dënojmë si akte dhe do të ken përgjigjen d.m.th të rreptë nga shteti çfarëdo raste të tilla që cenojnë lirin e qytetarëve”.
Kujtojmë se raste të njejta janë shtuar kohës së fundit nga ana e tifozëve, ku në Kumanovë një një ndeshje të basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, tifozët maqedonas në sy të kryeminsitrit dhe të disa ministrave, brohoriten me brohoritje nga më të ndryshmet kundër shqiptarëve, duke kërkuar “ Vdekje për Shqiptarët dhe duke kërkuar “Dhoma Gazi” për shqiptarët. Brohoritjet e njëjta u përcollën edhe në një ndeshje futbolli në Kavadar, ku ekipi i Shkupit luajti me ekipin e “Pelisterit”.
Samir Mustafa /SHENJA/