(VIDEO) Imeri premtoi zhvillim të infrastrukturës së qytetit

(VIDEO) Imeri premtoi zhvillim të infrastrukturës së qytetit

Kandidati i pavarur për komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i cili kaloi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në emisionin “Debat në Shenja” tha se kanë tetë projekte të parashikuar për Dibrën, por tre të cilët janë të domosdoshme dhe urgjente, ai tha se  njëra ndër to është edhe parkingjet.

SINKRON:RAMADAN IMERI, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E DIBRËS

“Ne i themi në Dibër ‘Pazari i vjetër’ do t’i kthehet siç ka qenë përpara, rikthimin e parkingjeve në pazarin e vjetër ngase janë dëmtuar tregtarët. Parkingje tek bulevardi Iliria tek salla sportive Dibra po ashtu edhe pas çerdhes që do të përfitojnë deri në 700 parkingje”.

Imeri tha se ata kanë projekt për ujin e pijshëm, ndërsa përmendi se investimi do të bëhet nga shoku i tij në SHBA, ndërsa kostoja e investimit do të jetë 500 mijë dollarë.

SINKRON:RAMADAN IMERI, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E DIBRËS 

“Të gjithë e dimë, mërgimtarët dhe të gjithë qytetarët e Dibrës e dinë se uji i pijshëm gjatë verës mungon, por pothuajse edhe dimrit. Ky është i gatshëm të investojë në këtë projektë, të cilin e ka edhe të gatshëm, që menjëherë  pas 3 nëntorit, do të fillojë për rindërtimin e ujit të pijshëm në Dibër, por edhe për vetëm 15 mi banorë, por do të jetë edhe për mbi 40 mi banorë”.

Imeri ju bëri thirrje dibranëve të dielën, më 2 nëntor të dalin në numër sa më të madh për  të votuar dhe ta siç tha, ta rrethojnë  numrin 40.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING