(VIDEO) Ikja e Grubit, Toshkovski: Gabimi ka ndodhë në pikën kufitare dhe po hetohet

(VIDEO) Ikja e Grubit, Toshkovski: Gabimi ka ndodhë në pikën kufitare dhe po hetohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se po hetohet nëse polici kufitar që lëshoi ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në kufirin me Kosovën ka qenë pjesë e një arratisjeje të organizuar ose bëri një gabim pa dashje. Gjatë seancës për pyetje të deputetëve i pyetur nga deputeti i VMRO – DPMNE-së, Jovan Jauleski, rreth arratisjes së Grubit, Toshkovski sqaroi se çfarë ka ndodhur në vendkalimin kufitar kur Grubi u largua nga vendi.

Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës personi është larguar nga Maqedonia me automjet me targa diplomatike dhe ka qenë edhe pasagjer dhe polici i policisë kufitare ka bërë një gabim kardinal. Në vend që të konstatojë se është në ‘stop list’, i njëjti i shqetësuar dhe i emocionuar nga përmasat politike të personit dhe luksi i automjetit, pa ndjekur procedurën standarde, e lëshon dhe del i papenguar nga territori i Maqedonisë së Veriut. Dhe kur zyrtari konstaton se çfarë ka bërë, personi tashmë ndodhet në territorin e Kosovës. Është siguruar një video incizim nga kamerat që regjistrojnë 24 orë në kufi”.

Ai tha se nga kontrolli i brendshëm në polici, sipas të gjitha provave, është konstatuar se punonjësi i policisë kufitare ka kryer vepër penale, punë të papërgjegjshme në detyrë apo shpërdorim të kompetencave zyrtare.

Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm

Kontrolli i brendshëm ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po hetohet nëse është bërë një gabim pa qëllim apo ka ndodhur me paramendim. Telefonat celularë dhe provat e tjera janë siguruar dhe Prokuroria Publike po kryen një hetim të plotë. Do të zbardhim nëse ka qenë arratisje e organizuar apo gabim i paqëllimshëm i një zyrtari policor”.

Ai shtoi se, zyrtari policor përgjegjës i cili nuk ka siguruar bateri për punën e kamerave nuk ndërlidhet me arratisjen e Grubit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING